Fjalim emocional i Zelensky në BE: Evropa e lirë nuk mund të imagjinohet pa Ukrainën e lirë
“Evropa e lirë nuk mund të imagjinohet pa Ukrainën e lirë”, u thotë Zelensky udhëheqësve të BE-së në një fjalim emocional.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se “një Evropë e lirë nuk mund të imagjinohet pa Ukrainën e lirë” dhe falënderoi liderët e BE-së për “mbështetjen e palëkundur” që vendi i tij ka marrë deri më tani.
“Uniteti i Evropës është rruga themelore për sigurinë,” tha Zelensky gjatë një fjalimi në Këshillin Evropian në Bruksel. “Një Evropë e lirë nuk mund të imagjinohet pa Ukrainën e lirë.”
Zelensky tha se Ukraina dhe Bashkimi Evropian ndajnë të njëjtat vlera, por këto vlera dhe siguria rajonale kërcënohen nga agresioni rus.
“Për momentin uniteti ynë, liria jonë kërkon një komponent më shumë. Një komponent pa të cilin çdo gjë tjetër është e brishtë. Kjo është siguria,” tha Zelensky.
“Ne të gjithë po e mbrojmë Evropën kundër regjimit [Moskës], i cili dëshiron të shkatërrojë lirinë e Evropës, e cila dëshiron të jetë lider autoritar në kontinentin tonë,” tha ai.
Zelensky tha gjithashtu se është mirënjohës që Ukraina ka marrë statusin e kandidatit për në BE pasi synon të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe të jetë pjesë e një Evrope të bashkuar.
Fraksion.com