AktualitetTë fundit

“21 Janari”, SPAK shpall moskompetencën

SPAK ka refuzuar hetimin për çështjen e 21 Janarit me argumentin se kjo nuk është kompetencë e Prokurorisë së Posaçme, por duhet të hetohet nga një prokurori tjetër, që në këtë rast është Prokuroria e Tiranës.

“Ky kthim i SPAK dhe dërgimi pranë Prokurorisë së Tiranës, bëhet fjalë për kallëzimin e bërë pak ditë më parë nga ana e PS dhe të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas SPAK nuk janë kompetencë e tyre për t’i hetuar, ndaj duhet t’i hetojnë prokurorët e kryeqytetit. Ishte prokurorja Manjela Kajana, e cila ka vlerësuar se në kallëzim ka elementë të cilët nuk janë kompetencë e SPAK-ut dhe duhet të hetohen nga një prokurori tjetër”,.

Kallëzimet erdhën pas publikimit dhe pas të dhënave që dolën në media lidhur me një audio-përgjim ku shfaqej dhe tregohej një komunikim mes gardistëve më 21 Janar. Me këtë audio, pretendohej që është urdhëruar për të kryer vrasjen e protestuesve.

“PS dhe Ministria e Drejtësisë në të njëjtën kohë pretendojnë se janë dhënë urdhra nga funksionarë të lartë shtetëror për të shtënë në drejtim të protestuesve dhe pjesë e kallëzimeve ishin këto pretendime që u dërguan në SPAK”.

“Tashmë mbetet për t’u parë në Prokuroria e Tiranës do të bashkojë kallëzimet që janë bërë së bashku me hetimet që janë duke u kryer lidhur me çështjen e 21 Janarit apo do të ketë ndonjë hetim më vete. Kjo do të jetë procedura që do të ndiqet në vijim nga ana e prokurorëve të kryeqytetit që janë duke hetuar këtë dosje megjithatë mbeten për t’u parë edhe argumentet dhe provat që janë depozituar në kallëzim. Në varësi të këtyre provave atëherë do të vlerësohet nga ana e Prokurorisë së Tiranës”, raportoi gazetari për tvklan.

 

Fraksion.com