Life StyleTë fundit

10 zakone të profesionistëve që e duan punën e tyre

Shumë profesionistë e pëlqejnë punën e tyre. Por, nga ana tjetër, ka shumë njerëz të cilët ankohen nga mungesa e motivimit në punë.

Libri i ri i Stefan Falk, Intrinsic Motivation, trajton njohuri dhe këshilla të dobishme për ata të cilëve u mungon motivimi dhe kënaqësia në punë. Falk është trajner performance në McKinsey & Company. Në libër ai trajton disa zakone dhe qëndrime frymëzuese, të cilat shpjegohen më poshtë.

1. Gjeni diçka emocionuese në çdo detyrë që bëni

Njerëzit e motivuar e dinë se nuk ka detyra të mërzitshme, por vetëm mënyra të mërzitshme për të menduar për to. Ata mundohen të ushqejnë kureshtjen dhe aftësinë për të përmirësuar mënyrën se si i bëjnë gjërat. Nuk duhet humbur kohë dhe energji për zakonet e vjetra.

2. Përqendrohuni në përmbushjen e çdo angazhimi që keni

Përmbushja e angazhimeve krijon tension dhe sfidë në punë. Çdo ditë është një mundësi për t’u ndier mirë me aftësitë personale dhe detyrat që duhen kryer.

3. Mësoni nga gabimet dhe situatat e vështira

Dështimet dhe vështirësitë duhen parë me pozitivitet. Nëse gabimet konsiderohen si pjesë e të qenët njerëzor, atëherë ato mund të përdoren si një mënyrë për të kuptuar dhe për të përmirësuar veten.

4. Vendosni synime ditore të përqendruara në zhvillimin personal

Objektivat pragmatike dhe konkrete janë më mirë se ëndrra të paqarta. Ecuria e përmbushjes së synimeve duhet të analizohet shpesh dhe të vihen në dukje përparimet. Në rast dështimi, mund të gjenden mënyra për të përmirësuar performancën dhe për të përcaktuar objektiva të reja.

5. Jepuni rëndësi gjërave të duhura

Përcaktimi i prioriteteve është shumë i rëndësishëm. Kjo bën të mundur përqendrimin në atë që ka më shumë rëndësi dhe shmangien e gjërave të vogla, duke zvogëluar stresin.

6. Përdorni dyshimin si një nxitje për t’u përmirësuar

Vetëbesimi është i rëndësishëm, por nëse është i tepruar mund të çojë në mendjemadhësi. Stresi në nivele të vogla mundëson performancë të mirë. Çelësi arritjes së suksesit qëndron në aftësinë për të vënë veten në dyshim.

7. Mos u fokusoni asnjëherë në gjëra që nuk mund t’i kontrolloni

Hutimi nga çështjet që nuk mund të kontrollohen, ndikon negativisht në motivim. Nga ana tjetër, përqendrimi në atë që mund të kontrollohet, sjellja e gjithsecilit, është një burim i madh i forcës së brendshme.

8. Bëni gjithmonë një plan përpara se të veproni

Mungesa e planifikimit shkakton stres dhe rezultate të pakënaqshme. Në fakt, nuk ka detyra të ndërlikuara nëse ka planifikim përpara. Nëse plani kërkon shumë hapa dhe detaje, vjen në ndihmë formulimi i një plani të shkruar.

9. Shikojini njerëzit si burim për të mësuar

Mënyra më e mirë për të mësuar kryerjen e një pune të re, është të imitohet dikush që di ta bëjë mirë atë. Në këtë mënyrë, mund të mësohet edhe çfarë të shmanget gjatë kryerjes së detyrës.

10. Dëgjoni këshillat e një mentori të besuar

Një mentor i mirë jep mendime të sinqerta për ecurinë në punë. Ka shumë rëndësi të kihet besim tek opinionet dhe këshillat që ai jep. Por nuk duhet harruar se askush tjetër nuk e ka për detyrë të motivojë, kjo është përgjegjësia e gjithsecilit.

 

Fraksion.com