“S’kam provuar martesën dhe…”, gazetari Bledi Mane, banori më i ri i BBV
Gazetari i njohur Bledi Mane është banori i tretë më i ri i këtij edicioni të dytë të Big Brother Vip.
Në klipin e tij prezantues, Mane u shpreh se injoranca dhe niveli i ulët i arsimit e shqetëson, ndaj në këtë pikë nuk do të ketë kompromise.
Ai tha se nuk di të gatuajë dhe se dy gjëra i kishin ngelur pa provuar në jetë. Martesa dhe Big Brother Vip.
Ndërkohë kujtojmë se përpara Bledit, pjesë e shtëpisë u bënë Keisi Medini dhe Tan Brahimaj.
Fraksion.com