Life StyleTë fundit

Në qendër të kritikave për lojën e saj në “BBV”, reagon babai i Dea Mishel

Bujar Hoxha, babai i Dea Mishel ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka komentuar kritikat që po i bëhen të bijës.

Dea prej prime-it të së shtunës, ku nxorri në nominim Kiarën, Luizin dhe Efin, ku kjo e fundit u largua nga shtëpia e “BBV” është “maskruar” në rrjet duke u kosideruar një ushtare e Oltës.

Deas iu dha e drejta për të nominuar pasi fitoi sfidën e “inteligjencës”.

Babai i Deas ka një ankesë edhe për publikun, i cili është krah Luizit.

“Të thuash të vërtetën sot krijon armiq. Vajza ime është labe dhe nuk bën kurrë mbrapsht për asnjë. Edhe kur bën faj kërkon falje. Ajo duket e butë, por ka karakter të fortë, ajo nuk ka fyer askënd është sjellë me edukatën që e karakterizon, por kur shikon padrejtësi ajo rri përballë.

Unë e shoh siç është në jetën e përditshme, e vërtetë. Është një lojë e pakuptimtë, unë kam ankesat e mia, nga njerëzit që janë brenda dhe që janë jashtë. Aty bullizohet një femër dhe shoqëria. Dea bullizohet në televizion direkt, fyhet nga një mashkull që është babai i saj në moshë. Shoqëria në vend që të reagojë solidarizohet me të,”-u shpreh ai.

 

Fraksion.com