Ndihmëssekretarja Noyes, takime në Shqipëri
Ndihmëssekretarja për Byronë e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit, Julieta Valls Noyes mbërriti në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me anëtarë të qeverisë.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë informoi sot se Noyes zhvilloi takime me Kryeministrin Edi Rama, ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka si dhe partnerë të organizatave ndërkombëtare, lidhur me përpjekjet e SHBA për përpunimin të dhënave të refugjatëve.
Ndihmëssekretarja Noyes do vizitojë gjithashtu Shëngjinin gjatë udhëtimit të saj për t’u takuar me afganët që janë në pritje të zhvendosjes në Shtetet e Bashkuara.
Fraksion.com