AktualitetBota+Life StyleTë fundit

“Familjarët e mi janë nën rrënoja!”

Uğur Aslan, aktori kryesor i serialit Yargı, ka kërkuar ndihmë pasi vëllai, kunata dhe nipërit e tij janë ende nën rrënojat e tërmetit që ra në Hatay.

Përmes një videoje në rrjete sociale aktori shprehet: “Po kalojmë ditë shumë të këqija. Ka shumë pikëpyetje për Hatay-n. Fatkeqësisht, vëllai, kunata dhe nipat janë në gërmadha. Tani i numërojmë si të humbur. Nuk ka pasur asnjë proces që të ndërhyjnë për t’i gjetur. Dëshira ime e vetme është që të ndërhyhet sa më shpejt. Të paktën për të mbijetuarit. Nuk mund të them asgjë tjetër veç se t’u uroj shëndet atyre që kanë mbijetuar.”, u shpreh ai.

Aktori i famshëm turk: Familjarët e mi janë nën

 

Fraksion.com