AktualitetBota+Të fundit

Erdogan: Është e pamundur të përgatitesh për këtë fatkeqësi kaq të madhe

Presidenti i Turqisë është kundërpërgjigjur ndaj zemërimit në rritje të popullit për përgjigjen e shtetit në lidhje me situatën në vend, duke thënë: Nuk është e mundur të përgatitemi për një fatkeqësi kaq të madhe.

Rexhep Tajip Erdogan u tha gazetarëve se numri zyrtar i të vdekurve ishte rritur në 9,057 gjatë një vizite në Hatay, një nga rajonet më të goditura nga tërmeti.

Ai i përshkroi njerëzit që thoshin se nuk i kishin parë fare forcat e sigurisë në disa zona si “provokatorë”. Gjatë një ndalese tjetër në turneun e tij në zonat në zonën e fatkeqësisë më herët sot, ai pranoi disa probleme fillestare por tha se situata ishte tani “nën kontroll”. Kritikat nga figurat e opozitës dhe në terren po rriten.

Disa pretendojnë se përpjekjet emergjente kanë qenë shumë të ngadalta dhe se nuk është bërë mjaftueshëm për të përgatitur rajonin e prirur nga tërmeti gjatë tetë viteve të tij në detyrë.

 

Fraksion.com