Paralajmërimi i zymtë i shefit të OKB-së: Perspektivat për paqe në Ukrainë po zvogëlohen. Bota përballet me një luftë më të gjerë
Kreu i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, të hënën pati një ton të zymtë ndërsa paralajmëroi liderët e mbledhur në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të organizatës se bota po marshon me vetëdije në një “luftë më të gjerë”.
“Pushtimi rus i Ukrainës po i shkakton vuajtje të patregueshme popullit ukrainas me implikime të thella globale. Perspektivat për paqe vazhdojnë të zvogëlohen,” tha ai.
“Shanset për përshkallëzim të mëtejshëm dhe gjakderdhje vazhdojnë të rriten. Kam frikë se bota nuk po ecën në gjumë drejt një lufte më të gjerë. Kam frikë se po e bën këtë me sy hapur.”, tha António Guterres,
Fraksion.com