Kina po dërgon ndihma në rajonin e goditur nga tërmeti
Kina tha se do të bëjë çmos për të ofruar ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas një tërmeti shkatërrues që goditi rajonin të hënën, duke vrarë më shumë se 5,000 njerëz dhe duke plagosur mbi 24,000 në të dy vendet.
Grupi i parë i ndihmës për Turqinë do të jetë 40 milionë juanë kinezë (5.9 milionë dollarë), ndërkohë që do të dërgojë edhe ekipe shpëtimi dhe mjekësore, si dhe furnizime emergjente, tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës (MOFA) Mao Ning.
Pekini po koordinon me Sirinë për furnizimet emergjente dhe përshpejton zbatimin e projekteve të vazhdueshme të ndihmës ushqimore, shtoi Mao.
Deri më tani asnjë shtetas kinez nuk është raportuar i vdekur nga tërmeti, konfirmoi edhe MPJ e Kinës.
Presidenti kinez Xi Jinping u dërgoi ngushëllime homologëve të tij turk dhe sirian, Rexhep Tajip Erdogan dhe Bashar al-Asad, të hënën, sipas medias shtetërore Xinhua, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuarit në rrënojat e ndërtesave të rrafshuara.
Fraksion.com