Horoskopi ditor e martë 7 shkurt 2023
Ky është horoskopi ditor për ditën e sotme e martë 7shkurt 2023. Parashikimi për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Do jeni të shqetësuar sot sepse mendoni se nuk jeni në lartësinë e duhur. Nëse keni një lidhje do ju duket sikur nuk keni arritur të plotësoni të gjitha dëshirat e partnerit. Në fakt e keni gabim sepse ai ndjehet shumë i lumtur me ju. Ju beqarët nuk duhet të mërziteni edhe nëse nuk do e gjeni dashurinë sepse do kaloni një ditë mjaft të bukur. Në pune do ju duken të papërballueshme projektet që do iu jepen, por në fakt do ja dilni dhe do vlerësoheni mjaft. Për sa ju përket financave duhet të jeni të kujdesshëm dhe të matur. Nuk jeni në ditën më të mirë për të bërë shpenzime.
Demi
Neptuni do ju bëjë paksa naivë gjatë kësaj dite. Mundohuni të ndryshoni sa më parë sepse do përballeni me zhgënjime. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëheni më seriozë. Për sa ju përket vendimeve të rëndësishme që duhet të merrni është më mire të prisni javën që vjen. Ju beqarët do keni fat, por duhet të jeni pak më të hapur ndaj atyre që do ju propozohen. Në punë nuk do ju mungojë aspak energjia për të ecur përpara. Dhe nuk do ndieni aspak lodhje. Kujdes me financat. Një gabim shumë i vogël do ju lërë shume pasoja edhe për ditët në vijim. Më mirë tregohuni të matur dhe shpenzoni me kufi.
Binjakët
Sot duhet të përqendroheni më tepër në realizimin e objektivave që iu janë dhënë. Duhet të jeni edhe më të vendosur dhe më këmbëngulës. Nëse nuk zbatoni disa rregulla qe keni vene ne lidhjen tuaj, do keni probleme me partnerin. Ndryshoni sa nuk është shumë vone. Nëse jeni ende beqarë nuk do keni fat prandaj bëni durim dhe merruni me diçka tjetër në mënyrë që të harroni. Në punë do bëni mirë të përqendroheni tek gjërat thelbësore, pasi po u morët me detajet do humbisni orët kot dhe nuk do e përfundoni në kohë detyrën e dhënë. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes. E dini shumë mirë sa e keni buxhetin, prandaj mos prishni më shumë lek sesa ua mban xhepi.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do keni mbështetjen e të afërmve për të arritur çdo gjë dhe të gjitha vështirësitë do kalojnë më shpejt. Situata në lidhjen tuaj shpesh nuk do jetë e mirë. Do keni mosmarrëveshje dhe do debatoni fort për diçka. Mundohuni të bëni sa më parë kompromis përndryshe çdo gjë do përkeqësohet. Ju beqarët nuk duhet të mendoni se duke joshur më shume do gjeni personin e zemrës. Ndonjëherë çdo gjë është e shkruar se si dhe kur do ndodhë. Në punë do i besoni inteligjencës dhe intuitës tuaj dhe keni për të arritur majat. Planetët do ju ndihmojnë të rregulloni edhe financat tuaja. Besoni tek fati dhe gjithçka do shkojë ashtu si e keni pritur.
Luani
Gjatë kësaj dite do jeni gati të ndryshoni çdo gjë me qëllim që të bëheni persona më të mirë. Herë pas here do jeni gjakftohtë dhe do bëni gjera që as vete nuk i kishit imagjinuar. Ju të dashuruarit, me ndihmën e planetëve do gjeni harmoninë dhe ngrohtësinë që keni kërkuar. Mundohuni ta ruani sa më shumë këtë ambient. Nëse jeni vetëm pritet një ditë e mirë. Do jeni plot sharm dhe do i joshni vetëm dhe me një shikim të tjerët. Në punë do jeni ambiciozë dhe të arsyeshëm. Gjithçka do ju ecë më mirë nga më parë. Situata financiare do jetë disi më e mirë, kështu që teprojeni edhe pak me shpenzimet.
Virgjëresha
Ka mundësi që gjatë kësaj dite të përballeni me disa probleme emocionale, por që do zgjidhen shpejt. Nëse keni një lidhje mundohuni ta joshni më shume partnerin dhe në mbrëmje krijoni një ambient sa më romantik. Ai do ndjehet shumë mirë. Nëse jeni beqarë do tërhiqeni shumë nga dikush i shenjës së gaforres, të cilin keni kohë që e njohin. Në pune yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do filloni t’i bëni planet më me kujdes. Shume shpejt do ju hapen porta të reja. Në planin financiar do keni fat, por kjo nuk do të thotë që të gjitha problemet që keni pasur do mund të rregullohen sa hap e mbyll sytë.
Peshorja
Nëse doni të keni sukses kudo gjatë kësaj dite duhet të ndiqni gjithmonë intuitën. Do e shihni sa mirë kanë për t’iu ecur gjërat. Nëse jeni në një lidhje do ju ndodhin ndryshime të mëdha dhe harmonia d jetë kurdoherë mbizotëruese. Ju dini gjithmonë të dialogoni me partnerin dhe të flisni me të për çdo problem që keni. Kjo është një nga cilësitë tuaja. Ju beqarët nuk do takoni dot askënd që t’iu bëjë për vete dhe nuk do e ndryshoni dot statusin. Në punë do jeni ekip i fortë dhe keni për ta përmbyllur me sukses atë qe keni arritur. Intuita do ju ndihmojë mjaft për të përmirësuar edhe situatën e financiare.
Akrepi
Sot do ndiheni më të lirë të bëni ato që mendoni dhe shpesh do ndiqni intuitën tuaj. Organizimi dhe durimi do jenë pikat tuaja më të forta. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë shumë romantike, gjithsesi duhet të qëndroni me këmbë në tokë, jo të shkëputeni tërësisht nga realiteti. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni sa më shumë nga kjo ditë për të realizuar takime sepse do keni fat. Jeta profesionale do ecë në rrugën e duhur. Do jeni të logjikshëm dhe nuk do nxitoheni. Financat do jenë të mira dhe ju do bëni një investim për diçka që ju duhet. Gjithsesi shpenzime kot së koti nuk këshillohen.
Shigjetari
Ditë goxha e vështirë do jetë kjo e sotmja për të gjithë. Duhet të përdorni të gjitha energjitë qe keni për të arritur atje ku doni sepse po e lëshuat veten do jetë më keq. Nëse keni një lidhje, pozicioni që do mbani për një çështje të caktuar mund të ndeze konflikte me partnerin. Më mirë qëndroni pak larg njëri- tjetrit për të mos e acaruar më shumë situatën. Ju beqarët duhet ta kërkoni shpirtin binjak sepse do jetë një ditë me shume fat. Në pune mos ecni kuturu, por ua vini njëherë veshin kolegeve të vjetër. Disa mund t’iu japin këshilla vërtet me vlerë. Do keni shumë dëshirë të shpenzoni pak më shumë, por gjendja juaj jo e mirë financiare nuk do ua lejojë.
Bricjapi
Kjo e sotmja do jetë dita e kompromiseve dhe kreativitetit. Do dini t’i menaxhoni edhe situatat delikate që mund t’iu dalin. Për ju të dashuruarit mëngjesi nuk do jete shumë i qetë. Mundohuni t’i shihni gjërat me sy tjetër dhe çdo gjë do fillojë të përmirësohet. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni shumë të vëmendshëm me të gjithë ata që do takoni. Nga momenti në moment mund të njihni personin e zemrës. Në punë ecni vetëm me plane dhe me llogari e mos ua kini shumë besën kolegeve që ju bëjnë lajka. Nëse keni shpenzuar shumë kohët e fundit do keni probleme financiare, prandaj merrni masa.
Ujori
Sot do i merrni gjërat me qetësi dhe do i përballoni me optimizëm të gjitha sfidat që do ju dalin. Nëse keni një lidhje partneri do ju mungojë shumë. Do e keni të vështirë të qëndroni larg tij dhe do i telefononi shpesh. Për ju beqarët pritet një takim, por historia që do filloni nuk do jetë shume e jetëgjatë. Sido që të jetë do kaloni një ditë ndryshe. Në punë do ja dilni mbanë t’i realizoni projektet falë vendosmërisë dhe këmbënguljes që do keni. Financat duhen pasur kujdes. Mos i shpenzoni paratë pa kufi, mendoni që mund të vijnë edhe ditë shumë të vështira. Edhe nëse nuk mbani dot ekonomi, mundohuni të hiqni pak mënjanë.
Peshqit
Gjate kësaj dite duhet patjetër të gjeni zgjidhje për problemet tuaja sepse po i latë pas dore ato do zmadhohen edhe më shumë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të matur me partnerin. Jeta juaj duket se do marrë një kthese tjetër. Reflektoni dhe shprehini sa më qartë dëshirat. Nëse jeni beqarë do takoni një person të veçante nëpërmjet një mikut tuaj. Në punë do i keni idetë më të qarta dhe do dini si dhe kur të veproni. Situata juaj financiare në përgjithësi nuk do ketë probleme të mëdha. Mos shpenzoni shumë për të mos pasur surpriza të këqija më vonë.
Fraksion.com