Turqi shembet kalaja 2200 vjeçare e Gaziantepit. Tërmeti më i forti që ka goditur vendin në 100 vitet e fundit
Kalaja e Gaziantepit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Turqi, është dëmtuar rëndë pas një tërmeti të fuqishëm dhe pasgoditjeve që tronditën jugun e vendit të hënën në mëngjes.
“Disa nga bastionet në pjesët lindore, jugore dhe juglindore të Kalasë historike të Gaziantepit në rrethin qendror të Şahinbeut u shkatërruan nga tërmeti, mbeturinat u shpërndanë në rrugë,” raportoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.
Kangjellat prej hekuri rreth kalasë ishin të shpërndara në trotuaret përreth. U shemb edhe muri mbajtës pranë kalasë. Në disa bastione vërehen çarje të mëdha.
Kupola dhe muri lindor i xhamisë historike Shirvani, e cila ndodhet pranë kështjellës dhe thuhet se është ndërtuar në shekullin e 17-të, gjithashtu u shemb pjesërisht, shtoi ai.
Sipas gërmimeve arkeologjike, kalaja u ndërtua për herë të parë si kullë vrojtimi në periudhën romake në shekujt II-IV të erës sonë dhe u zgjerua me kalimin e kohës.
Ajo mori formën e saj aktuale midis viteve 527-565 pas Krishtit gjatë periudhës së Perandorit Bizantin Justinian I, sipas Muzeumeve Turke, siti zyrtar i muzeve dhe vendeve arkeologjike në vend.
Tërmeti 7.9 ballë që goditi Turqinë jugore mëngjesin e së hënës është më i forti që ka përjetuar vendi në më shumë se 100 vite. Tërmeti që goditi Turqinë lindore në vitin 1939 rezultoi me më shumë se 30,000 të vdekur.
Karl Lang, një asistent profesor në Universitetin Gjeorgji Tech, tha për CNN se zona e goditur nga tërmeti të hënën është e prirur ndaj aktivitetit sizmik.
“Është një zonë me aktivitet sizmik. Është një zonë shumë e madhe, por ky është një tërmet më i madh se sa kanë përjetuar ndonjëherë në vitet e fundit,” tha Lang.
Tërmetet e kësaj magnitude janë të rrallë, me më pak se pesë që ndodhin në vit kudo në botë, mesatarisht.
“Ajo që është vërtet e pazakontë këtu është se është një tërmet shumë i madh,” tha Lang.
Fraksion.com