Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, reagon Meta: Shpresojmë për sa më pak viktima të tjera
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve për tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, që deri më tani ka shkaktuar mbi 500 viktima.
Në një reagim në ‘Twitter’ Meta thekson se lutjet e shqiptarëve shkojnë për viktimat e shumtë që humbën jetën tragjikisht.
“Në këto momente shumë të vështira të përballjes me tërmetin shkatërrimtar që goditi 🇹🇷&🇸🇾 natën e mbrëmshme, lutjet tona shkojnë për viktimat e shumtë që humbën jetën tragjikisht, duke shpresuar për sa më pak viktima të tjera në njerëz dhe një shërim të shpejtë të të plagosurve.”, tha Meta.
Fraksion.com