AktualitetBota+Të fundit

Tërmeti në Turqi, eksperti italian: Toka lëvizi 3 metra përgjatë 150 kilometrave në disa dhjetëra sekonda

Një ekspert italian i sizmiologjisë ka dhënë detaje tronditëse për tërmetin e fuqishëm që ka goditur sot Turqinë.  Profesor Carlo Doglioni, president i Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë thotë se sot në ndodhi “ajo që ne e quajmë pllaka arabe të lëvizte rreth 3 metra përgjatë një drejtimi verilindje-jugperëndim në lidhje me pllakën e Anadollit; po flasim për një strukturë në zonën kufitare mes kësaj bote, atë të pllakës arabe dhe asaj të pllakës së Anadollit”.

Ai u shpeh se për të paktën 150 kilometra kishte një zhvendosje edhe më shumë se tre metra. Gjithçka ndodhi në pak dhjetëra sekonda, duke rrezatuar këtë tërmet me magnitudë 7,8,-7,9 ballë, një tërmet që quhet i madh”.

 

Fraksion.com