AktualitetBota+Të fundit

Tërmeti në Turqi, ambasadori në Ankara: Deri më tani asnjë shqiptar viktimë

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo në një lidhje telefonike me edicionin informativ në Top Channel tha se në zonën e prekur nga tërmeti ka një prezencë të vogël të shqiptarëve.

Deri më tani nuk ka asnjë raportim për shqiptarë të vdekur apo lënduar pas lëkundjeve të vazhdueshme në Turqi.

“Nuk ka të dhëna se shtetas shqiptarë të jenë viktima të tërmetit, në komunikim si me Ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme nuk rezulton se ka shqiptarë të afektuar nga tërmeti. Vijojmë me komunikimet me autoritetet turke. Duhet thënë që prezenca e shqiptarëve në ato zona është e vogël nuk ka prezencë të shqiptarëve në ato zona, në juglindje të Turqisë”, tha ambasadori.

 

Fraksion.com