Tërmeti 7.9 ballë, rëndohet bilanci në Siri, raportohet për 427 viktima
Bilanci i viktimave është rënduar në Siri ku tani raportohen për 427 jetë të humbura.
Tërmeti me magnitudë 7.9 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.
Fraksion.com