Shkon mbi 1500 numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit shkatërrues
Në Siri, gjithsej të paktën 592 njerëz kanë vdekur, duke përfshirë 371 kryesisht në rajonet e Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane SANA, e cila gjithashtu raportoi 1,089 të plagosur.
Ndërkohë, grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi gjithashtu të paktën 221 vdekje dhe 419 të plagosur në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.
“Qindra mbeten të bllokuar nën rrënoja”, shtuan Helmetat e Bardha në Twitter.
Në Turqi, të paktën 912 persona kanë vdekur dhe 5,385 persona janë plagosur, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim televiziv të hënën.
Ekipet e shpëtimit po punojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura për të gjetur të mbijetuarit, ndërsa NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë pas katastrofës.
Fraksion.com