“Rreth 237 të vdekur dhe në Siri”, tërmeti i fuqishëm në Turqi: Lëkundjet ndihen deri në Izrael
Më shumë se 500 njerëz janë vrarë në dy vende pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi Turqinë jugore herët të hënën.
Tërmeti që ndodhi në Kahramanmaraş të Turqisë u ndje në të paktën 10 qytete. Sipas vlerësimeve paraprake, tërmeti shkaktoi të paktën dhe 237 të vdekur në Siri. Thuhet se humbja e jetëve ka ndodhur në qytetet Alepo, Hama dhe Latakia.
Lëkundjet u ndjenë në Kahramanmaraş në orën 04:17 me orën lokale. Në deklaratën e bërë nga Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), thuhet se epiqendra e tërmetit ishte në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş dhe tërmeti ka ndodhur 7 kilometra nën tokë.
Pas këtij tërmeti kanë ndodhur dhe 55 pasgoditje, më i madhi prej të cilëve ka qenë me magnitudë 6.6 ballë. New York Times shkruante se tërmeti është ndjerë edhe në Izrael dhe Siri.
Fraksion.com