Plani i produksionit me zarfin e avantazhit të Dea Mishel
Banorët e shtëpisë u njoftuan për lojën me pyetje pak ditë më parë, teksa Tea që lexoi zarfin ia bëri të qartë konkurrentëve kushtin e lojës që shkruhej në letër:
“Banori që gjen më shumë përgjigje të sakta do të ketë një avantazh në lojë”.
Mirëpo, avantazhi që konkurrenti fitues do të merrte nuk ishte përcaktuar nga produksioni deri në momentin që u caktua fituesi (Dea Mishel).
Pasi u shpall fituese, vetëm dje para emisionit Deas i erdhi zarfi i kuq me avantazhin e mirëmenduar nga produksioni, duke vëzhguar mirë situatat dhe konfliktet e Deas brenda në shtëpi.
Vetëm pasi mësoi fituesin, produksioni i dha Deas “fuqinë” të nxirrte në nominim tre banorë. që ishte e qartë se do të ishin Luizi, Kiara dhe Efi, tre personat që Dea gjatë kësaj kohe kishte shpallur “armiq”.
Zarfi u lexua në “Prime” ndërsa Arbana i shpreh para hapjes së tij:
“Në zarfin e Deas është një avantazh i paracaktuar nga ‘Vëllai i Madh’ përpara sesa të fillonte loja që Dea fitoi.”
Avantazhi i “paracaktuar” që në fakt u caktua më pas! Produksioni ra brenda me këmbët e veta!
Ky ishte plani i produksionit për të rritur audiencën duke eleminuar me paramendim Efin apo Kiarën, përderisa Luizi është konkurrenti që s’guxojnë ta largojnë për shkak të shikueshmërisë që i jep show-t.
Madje, një tjetër detaj që tregon se vendimi i zarfit të kuq është vendosur në moment të fundit, është fakti që në darkën e organizuar në oborr, Luizi vuri re se ndodheshin 12 karrige dhe jo 11, pasi largimi i Efit nuk ishte menduar më herët nga produksioni, derisa fituese u shpall Dea.
Në tjetër detaj që vërteton se produksioni e dëshironte dhe planifikonte largimin e Efit, është fakti që nuk pranoi t’i jepte konkurrentes biletën e fatit të Luizit, kur ai kërkoi vazhdimisht t’ia dhuronte Efit.
Fraksion.com