“Numri i viktimave mund të arrijë deri në 10 mijë”, Tërmeti 7.4 ballë në Turqinë jugore, USGS: Dëmet ekonomike parashikohen mbi 10 mld dollarë
Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë jugore mëngjesin e kësaj të hëne mund të arrijë deri në 10 mijë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Vlerësimet e USGS-së vijnë nga modelimi i bazuar në tërmetet historike në rajon, popullsia e ekspozuar ndaj lëkundjeve më të forta dhe cenueshmëria e strukturave në zonat më të goditura.
“Popullsia në këtë rajon banon në struktura që janë jashtëzakonisht të cenueshme nga lëkundjet e tërmeteve, megjithëse ekzistojnë disa struktura rezistente”, thuhet nga USGS.
Raporti vlerëson gjithashtu se humbjet ekonomike do të jenë midis 1 miliard dollarë deri në 10 miliardë dollarë.
Deri më tani, më shumë se 500 persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri, ndërsa të lënduar kanë mbetur mbi 3 mijë persona.
Fraksion.com