Life StyleTë fundit

Horoskopi javor 6-12 shkurt 2023

Ky është horoskopi javor nga data 6 deri në 12 shkurt 2023. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.

Dashi

Gjatë kësaj jave do ja kaloni përgjithësisht mirë, por do keni edhe ditë delikate. Nëse keni një lidhje, Saturni rrezikon t’iu hapë një plagë të vjetër dhe ajo mund t’iu dhembë. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi që një miqësi e nisur para disa kohësh të kthehet në një lidhje dashurore. Mendohuni mirë nëse kjo është ajo që dëshironi apo jo. Jupiteri do ua shtojë të ardhurat dhe meqë keni disa dhurata për të bërë mund të shpenzoni edhe pak më shumë. Me Marsin që do ndikojë fuqishëm tek shëndeti juaj, një gjë është e sigurt. Do keni energji me shumicë, mjafton të dini ta kanalizoni. Në punë nuk duhet të filloni një projekt pa marrë parasysh të gjitha pasojat që mund të shkaktoje, pozitive apo negative qofshin ato.

Demi

Gjatë kësaj jave do jetoni në një atmosferë shumë të këndshme dhe do ndiheni më të sigurt në vetvete. Emocionet që do përjetoni do jenë të mëdha. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e mbushur me çaste të lumtura. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që dashuroni. Ju beqarët do keni plot takime interesante të cilat do i shfrytëzoni në maksimum. Shumë gjëra do ndryshojnë që ditën e mërkurë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe vetëm që ta ndryshoni situatën në të cilën ndodheni. Për shëndet më të mirë, merruni me aktivitet fizik dhe ushqehuni në mënyrën më të mirë të mundshme. Në punë do keni vështirësi për t’i konkretizuar të gjitha planet, por me pak sakrifica do mund t’ia dilni mbanë. Pranojeni edhe mbështetjen e kolegeve.

Binjakët

Gjatë kësaj dite mund t’iu vihen edhe disa kushte për të arritur atje ku doni, kështu që mendohuni para se të jepni përgjigje. Nëse keni një lidhje, tregohuni më tolerantë me atë që keni në krah dhe do keni rezultatet që keni ëndërruar. Nëse tregoheni shumë kërkues dhe kategorikë me ato që do thoni partneri do lodhet shpejt. Nëse jeni ende beqarë dhe po kërkoni dikë, do keni plotësim të dëshirave. Në planin financiar do mbështeteni mjaft nga yjet. Bëni ato shpenzime që keni menduar sepse gjendja do jetë e mirë. Shëndeti nuk do jetë i keq. Përveç një nervoziteti të sjellë nga Urani, në përgjithësi do jeni në formë të shkëlqyer. Venusi do iu mbrojë edhe nga sëmundjet që po qarkullojnë. Puna do ecë goxha më mirë.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do ecni me kujdes. Nëse jeni një lidhje do filloni të vini rregull në jetën tuaj sentimentale. Mos bëni asgjë pa marrë edhe mendimin e partnerit sepse ai mund të mërzitet. Ju beqarët do tërhiqeni shumë nga dikush, por do hezitoni që ta shprehin atë që mendoni. Merrni kurajën, nëse nuk doni të ngeleni vetëm. Në fushën e financave do ndërmerrni disa rreziqe, por në fund rezultati do jetë i shkëlqyer. Jupiteri dhe Plutoni do jenë planetët që do iu mbrojnë shëndetin. Asnjë problem nuk do keni gjatë kësaj periudhe. Në jetën profesionale do mundoheni shumë për të arritur objektivat tuaja dhe më në fund do ia dilni.

Luani

Sado të mundohen t’ua prishin ekuilibrin gjatë kësaj dite askush nuk do ja dalë dot. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë gjithë kohën e mbrojtur nga planetët. Kujdes nga fundi i javës sepse mund të lindin disa mosmarrëveshje të vogla. Nëse jeni beqarë dhe keni pritur me padurim të përjetoni dashurinë e vërtetë do keni mundësi ta realizoni dëshirën. Në planin material duhet të prisni edhe disa javë për të rregulluar problemet. Shëndeti nuk do jetë i keq. Do keni një ekuilibër të mirë fizik dhe moral. Me motivimin dhe energjinë që do iu japë Marsi në punë do arrini majat. Përgjegjësitë që do iu jepen do jenë të mëdha dhe me shumë peshë.

Virgjëresha

Gjatë kësaj jave do ketë zhvillime shumë të rëndësishme në jetën tuaj dhe mund të ndiheni herë pas here në presion të madh. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj do jetë e privilegjuar. Do keni një komunikim të ngrohtë me partnerin dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Mund të merrni edhe vendime të mëdha. Ju beqarët do jeni mjaft entuziastë sepse më në fund do arrini ta bëni për vete personin për të cilin keni ëndërruar gjithë këto kohë. Në planin financiar do iu jepet mundësia ta përmirësoni mjaft situatën. Përfitoni nga kjo për të hequr edhe disa para mënjanë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, përveç ndonjë dhimbje koke apo shpine që mund të ndieni për pak momente. Në punë do ndryshoni tërësisht profil, por do keni më tepër arritje.

Peshorja

Venusi do ua mbrojë jetën gjatë gjithë kësaj jave dhe do ju ndihmojë të realizoni të gjitha objektivat. Nëse keni një lidhje Marsi do jetë ai që do ua mbroje në çdo moment atë. Priten vetëm momente të bukura dhe tejet emocionuese, kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do iu lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhe me fat për ju. Buxheti nuk do jetë aspak i keq. Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet që do kryeni dhe do i menaxhoni me maturi paratë që do ju mbeten. Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta. Në punë duhet t’i hidhni hapat me qetësi dhe maturi, pasi po nxituat situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Akrepi

Falë komunikimit dhe largpamësisë, këtë javë do arrini gjithçka që doni. Do jeni edhe këmbëngulës dhe të organizuar. Për ju të dashuruarit pasioni do rikthehet fuqishëm dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë më parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk do e gjeni personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëni për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma më lart nga sa e kishit programuar.

Shigjetari

Hëna do ju bëjë të reflektoni më shumë gjatë kësaj jave për nevojat, frikërat dhe punët që doni të mbaroni. Nëse keni një lidhje Saturni do ndikojë pozitivisht në jetën tuaj. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje do jeni më të qetë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërhiqni pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe nëse keni pasur probleme të ndryshme do ndiheni shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashkë në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave do gjeni zgjidhje për çdo gjë dhe do ndiheni shumë më mirë se më parë. Do shpreheni edhe me lirshëm. Nëse keni një lidhje do kaloni ditë të mbushura me çaste të lumtura dhe me gëzim të paanë. Qetësia, harmonia dhe besimi tek njëri-tjetri do jenë pikat më të forta tuajat. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.

Ujori

Nëse nuk reflektoni gjatë kësaj jave dhe nëse bëni çfarë do ju thonë të tjerët, keni për të gabuar rëndë. Ambienti për ju të dashuruarit do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotët ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga virozat e stinës. Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.

Peshqit

Gjatë kësaj jave do dini në çfarë drejtimi të ecni dhe nuk keni për të bërë asnjë lloj gabimi. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë fantastike. Do vendosni data për fejesa, martesa apo edhe diçka tjetër serioze. Më e rëndësishmja është që do përjetoni emocione mjaft pozitive. Ju beqarët që nuk besoni në dashuri me shikim të parë do surprizoheni pa masë. Gjithçka për ju d ndryshojë njëherë e mirë. Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund t’iu ndërlikohet edhe më tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe do arrini majat.

 

Fraksion.com