Azerbajxhani do të dërgojë ekipin e kërkim-shpëtimit në Turqi
Azerbajxhani do të dërgojë një ekip kërkimi dhe shpëtimi prej 370 personash dhe materiale ndihme në Turqi pas tërmetit të fuqishëm që goditi jugun e vendit të hënën në mëngjes, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu.
Një aeroplan që transporton ndihma, duke përfshirë tenda dhe furnizime mjekësore, do të niset për në Turqi “në një kohë të shkurtër”, tha Anadolu.
Holanda tha më herët se do të dërgojë një ekip kërkimi dhe shpëtimi në Turqi pasi agjencia e vendit për fatkeqësitë i kërkoi komunitetit ndërkombëtar për ndihmë.
Fraksion.com