Escobar: Shqipëria, partneri ynë i besueshëm
SHBA-të e rendisin Shqipërinë mes aleatëve më të besuar të Shteteve të Bashkuara brenda NATO-s.
Kështu deklaron i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për gazetaren amerikane Ksenia Pavloviç dhe blogun e saj, ku vlerëson përparimin e shpejtë të vendit tonë.
“E them sinqerisht, Shqipëria si pjesë e rajonit po ecën shumë mirë, po të shihni ku e filloi Shqipëria në vitet ’90 dhe ku është tani. Janë një prej partnerëve tanë më të besuar në NATO dhe në çështje dypalëshe si siguria, tregtia, politika dhe stabiliteti rajonal. Ata po veprojnë siç duhet. Rruga e tyre drejt BE-së është e hapur. Në të vërtetë, çështja tani është se sa shpejtë mund të ecin reformat” deklaroi Escobar.
Ai shpreh mbështetje për propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
” Vizioni ynë mbetet që një Kosovë e pavarur dhe sovrane me demokraci multi-etnike brenda kufijve të saj aktualë. Ekziston marrëveshja e Brukselit për themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe ky është detyrim ligjor. Çdo marrëveshje duhet ta përfshijë atë, sikurse propozimi franko-gjerman. Por theksojmë se nuk mbështesin një “Republika Srpska”, deklaroi ai.
Fraksion.com