Life StyleTë fundit

Zhaklina ia thotë hapur Luizit: Romanca me Kiarën të ka dobësuar

Gjatë Prime-it të kësaj mbrëmjeje në “Big Brother Vip” u diskutua “Sfida e Rezistencës” dhe reagimet e banorëve ndaj veprimit të Luizit dhe Armaldos, të cilët gjetën “rrugë alternative” për të kryer nevojat personale.

Pas debateve dhe kritikave të Amos Zaharisë, opnionistët nuk shfaqën kritika për lojën që zgjodhën Armaldo dhe Luizi.

Duke folur për reagimin e Kiarës ndaj veprimit të Luizit, opinionistja Zhaklin Lekatari, i ripërsëriti sërish Luizit se “dashuria e ka bërë të dobët.” Me fjalët që tha, Zhaku la të kuptohej se Kiara mund të jetë një penalizim në lojën e Luizit.

“Ty Luiz dashuria të bën të dobët, nuk je më vetëm në atë lojë, je bashkë me Kiarën. Tani luan vetë i dyti dhe ajo që mendon Kiara, ndikon edhe te ty dhe te loja jote. Kjo në të ardhmen mund të të sjelli probleme, sepse mund të rrezikosh besueshmërinë në sytë e Kiarës”- tha Zhaku, ndërsa Luizi u përgjigj: “Kjo është thikë me dy presa. Nëse bëj lojën time më thotë “më zhgënjeve”, nëse i them para nuk më lejon. Nëse i vë në peshore, për mua është më e rëndësishme të fitoj Kiarën sesa çmimin”.

Zhaklina shtoi: “Kjo romancë nuk të lë më t’i bësh zgjedhjet ashtu siç don ti”.

 

Fraksion.com