Nominimi i Deas krijon diskutim mes banorëve
Zinxhiri i shpëtimit ka qenë një nga bisedat që banorët kanë diskutuar gjatë javës. Fitorja e Deas, tek loja me pyetje, krijoi diskutime brenda shtëpisë.
Edhe grupi i Oltës dhe ai i Luizit folën për çdo mundësi që Vëllai i Madh mund t’i ofronte Deas, një prej të cilave ishte edhe zinxhiri i shpëtimit.
Por në fakt, nuk ishte zinxhir shpëtimi, por dërgimi i tre banorëve në nominim.
Kristi: Ka filluar një gjë e nxehtë. Më pëlqen, po vlon. Banorët po bëhen më të vetëdijshëm. Më pëlqen shumë.
Tea: Shumë e lezecme që janë zgjuar të gjithë dhe kanë strategjitë e tyre.
Efi: Edhe mua më pëlqen me të thënë të drejtën. E mendoj veten në nominim. Unë, Luizi dhe Kiara.
Luiz: Nuk ja marrë fort me banorët, kam shijuar martesën. Nëse ka votuar me zemër, më ka nominuar mua, Efin dhe Armaldon. Është e drejta e saj. E respektoj. Nuk e mendojnë që Luizin e kanë këtu gjithë kohën, nuk e llogariti këtë.
Dea:Unë e kam pasur këtë gjënë për ta bërë dhe nuk kam koment. Luizi të mendoj çfarë të dojë, veten tregon.
Valbona: Për ne banorët e ri ka qenë shumë e vështirë të përshtatemi. Mendoj që janë banorë që e njohin mirë njëri-tjetrin.
Armaldo: Më pëlqen loja që po bëhet këtu brenda. Na interson secilit që të mos nominohemi. Duke qenë se njihemi me njëri-tjetrin, goditjet më të mëdha i kemi nga njëri-tjetri.
Nita: Luizi, Efi dhe Kiara mendoj që janë nominuar nga Kiara.
Diola: Unë mendoj si Nita.
Olta: Unë mendoj që jam unë, Luizi dhe Efi.
Luizi: Po lëri moj këto.
Olta: Kam dhe një opsion tjetër, që nuk jam unë dhe Luizi, por Efi është patjetër. Këto ditë unë kam qenë pak e tërhequr dhe nuk kam qenë aq aktive. Kam qenë shumë e tërhequr.
Tea: Duke marrë shkas nga ditët e fundit, Luizi dhe Kiara mund të dalin në nominim.
Fraksion.com