AktualitetPolitikëTë fundit

“McGonigal”; Ish-presidenti Topi për Ramën: Të mos shkosh në Parlament dhe të dalësh në TV, tregon se je frikacak! Opozita të insistojë te interpelanca

Isj presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për çështjen McGonigal dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama.

Bamir Topi tha se mungesa e transparencën lidhur me çështjen McGonigal, nuk bën gjë tjetër veçse shton dyshimet. Gjithashtu u shpreh se mungesa e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare në Kuvend, e cilësoi si një hap të gabuar.

“E kam parë në dy planë, një ku ai ka detyrimin për të dhënë të gjithë shpjegimet në vendin e tij në SHBA. Refleksionet i ka edhe në Shqipëri, por mbetet politik dhe këtu gjërat janë komplikuar sepse sikurse ndodh në politikën shqiptare, këtu nuk ka transparencë dhe kjo shton dyshimet. Aty ku shtohen dyshimet, shtohet kakofonia dhe vjen një situatë kaotike dhe gjërat kalojnë në ekstrem. Kryeministri i përfshirë apo jo situata këtu mbetet problem politik. Është detyrim i kryeministrit të bëjë transparencë sa i takon. Këtë javë ai shmangu parlamentin. Do të thoja që kjo është një sëmundje e vjetër që e karakterizon Ramën”, tha Topi.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Nisida Tufa, Bamir Topi tha se Kuvendi është institucioni më i lartë i politikës dhe se në raste të tilla nëse plotësohen firmat për të kaluar në interpelancë, atëherë kjo do të ishte gjëja më e domosdoshme për Parlamentin.

 

 

“Në fizionominë e kryeministrit nuk shoh ndonjë ndryshim. Ka vite që është paracaktuar si një njeri që i sheh institucionet si copa letre. Ka bërë një hap të gabuar të radhës duke anashkaluar Parlamentin për një çështjen që ka një ndjeshmëri të lartë. Përderisa është një çështje e rëndësishme, nuk duhet ta anashkalonte”.  Eksperienca e Komisioneve Hetimore është një eksperiencë pa vlerë. Janë ngritur Komisione Hetimore dhe pas një pune të gjatë sfilitëse grupet parlamentare kanë dalë me raportet e tyre dhe në fund fare është votuar me numrat që ka mazhoranca përkatëse. Opozita duhet të insistonte tek çështja e interpelancës, është detyrim dhe kjo e ngarkon më shumë kryeministrin”, tha ai, duke shtuar: “Të mos shkosh në Parlament dhe të invadosh me monologë studiot televizive e përkthej si një sjellje aspak të hijshme. Pra një sjellë, sa është autoritar aq edhe frikacak. Ai parlamentin e ka shumë frikë”, shtoi ai.

 

Fraksion.com