Komunikim me ‘kode’ mes Oltës dhe Kristit? Ja pamjet që po bëhen virale në rrjet
Olta dhe Kristi duket se kanë krijuar një “aleancë” brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, që ndonjëherë e quajnë edhe “miqësi.”
Pavarësisht se dyshja patën një debat gjatë ditë së sotme, një moment i tyre po bëhet viral në rrjet.
Kristi dhe Olta shihen teksa janë në banjo, ku kjo e fundit i jep diçka në dorë Kristit. Nuk është shumë e qartë se çfarë i ka dhënë aktorja-Kristit, por mënyra se si ndodhi gjithçka tregon një lloj komunikimi me “kode.”
Ndërkohë, ky është debati Olta-Kristi ditën e sotme, i cili nisi nga një diskutim për ushqim, por u pasua nga tone të larta, ku nuk munguan as ndërhyrjet e Luizit. Komentet e këtij të fundit nuk i pëlqyen aspak Oltës.
Olta: Mos ma përmendni më Prime-in se më bën nervoze. Pse të përmbahem unë? Më ka thënë njeri “bravo” kur jam përmbajtur?
Kristi: Përmbahu. Do tregosh Oltën më të përmbajtur, më të mirë.
Olta: Ti je egoist, as ushqimin nuk e ndan. Filloni mendoni tani se po ngre zërin që të kap Prime-in. Nuk kam nevojë fare se unë gishtin e vogël të ngrej e kap. Gjithë jetën time kam qenë në qendër të vëmendjes. Edhe kur nuk kam bërë asgjë, kam qenë në qendër të vëmendjes.
Fraksion.com