Sot Samiti BE-Ukrainë në Kiev: Sinjal i fuqishëm edhe për partnerët, edhe për armiqtë
Samiti Ukrainë-Bashkimi Evropian do të mbahet të premten në Kiev, teksa ky shtet po vazhdon të përballet me pushtimin e Rusisë.
Udhëheqësit e BE-së do ta takojnë sot presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, me premtimin për sanksione të reja kundër Rusisë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kiev të enjten, pas një udhëtimi simbolik me tren për të treguar mbështetjen për Ukrainën, e cila po i afrohet përvjetorit të parë të pushtimit rus.
“Fakti që ky samit do të mbahet në Kiev është një sinjal i fuqishëm edhe për partnerët, edhe për armiqtë”, deklaroi më herët kryeministri ukrainas, Denys Shmygal.
BE-ja ende nuk ka dhënë detaje se kush do të marrë pjesë në këtë samit.
Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe forcat e tij vazhdimisht kanë sulmuar infrastrukturën civile, përfshirë edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Shtetet e BE-së e kanë mbështetur me vendosmëri Ukrainë që kur Moska nisi pushtimin në shkurt, duke goditur Rusinë me një valë ndëshkimesh ekonomike dhe duke i dërguar armë Kievit.
Fraksion.com