AktualitetPolitikëTë fundit

“Lobimin e PD me paratë ruse e mësova nga BIRN”, Rama: Nuk i kam dhënë asnjë dokument McGonigal

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen Mcgonigal.

Rama në fjalën e tij zbuloi se është takuar në zyrë me ish-zyrtarin e FBI-së, ku i pranishëm ishte dhe Agron Neza, i cili ishte shoqëruesi i Mcgonigal.

Rama tha se nuk i ka dhënë asnjë document ish-zyrtarit të FBI-së për financimet ruse në Partinë demokratike.

“Ai ka kërkuar takim me mua dhe nuk kam takuar vetëm atë por takoj dhe plotë të tjerë nga kundërzbulimi dhe nuk i jap llogari asnjeriu. Nuk kam takuar biznesmen privat në takimin me të. Ai ka ardhur me një person, për të cilin flitet gjërë e gjatë, herë me lidhje herë pa lidhje në ditët e sotme Ma ka prezantuar ai mua dhe më ka thënë ky është bashkëpunëtori dhe miku im, a mund të jetë dhe ky në takim? Po patjetër i kam thënë, dhe ishte dhe ai në takim.

Shqipja është e dashura ime më hyjnore dhe unë kam shumë merak kur shqipja keqpërdoret dhe kur çdo fjalë vlerësohet. Ju thatë se thuhet që aty filloi hetimi.

Dua t’iu them këtë me plot gojën unë skandalin e parave ruse të PD-së e kam marrë kur ka dal nga BIRN-i. Nuk kam pasur në asnjë rast as unë as në këtë godinë ndonjë document që të lidhej me këtë çështje, pot ë kasha pasur do t’ia kasha dhënë zyrtarit të lartë të FBI-së” – tha Rama

 

Fraksion.com