AktualitetKosovaTë fundit

Kurti takon sot Erdogan, kërkon mbështetjen e Turqisë

Në kulmi e tensioneve me Perëndimin për asociacionin Kurti udhëton drejt Turqisë për të kërkuar përkrahjen e Erdogan, një njeri me influencë në Beograd.

Sipas njoftimit të ZKM-së, Kurti do të pritet në takim nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore. Atje, kryeministri Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media. Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

 

Fraksion.com