AktualitetLife StylePolitikëTë fundit

Kur dasmën në “BBV” ta uron edhe Sali Berisha!

“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”

Kështu iu përgjigj Sali Berisha dollisë e përshëndetjeve të shumta të fenomenit të “Big Brother VIP”, Luiz Ejllit.

“Bëmat” e Luizit po dëgjohen e komentohen në mbarë Shqipërinë ndaj s’kishte si Berisha të mos kishte dëgjuar edhe për “dasmën” që artisti bëri në “Big Brother VIP”.

Si gjysmë lojë e gjysmë realitet, Luizi dhe Kiara i thanë “PO” njëri-tjetrit para dëshmitarëve që ishin banorët e shtëpisë dhe i gjithë publiku shqiptar, teksa i dhuruan njëri-tjetrit edhe puthjen e parë.

Dashur, padashur, një urim për “dasmën” Luizit ia bëri edhe Berisha. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, analisti Lorenc Vangjeli tha se ishte më e lehtë të puthte Luizi Kiarën se të takohen Berisha me Alibeajn.

Kështu, Berisha mori disa sekonda për t’i uruar çiftit dashurinë. Ai mohoi të ketë shkruar një letër për këngëtarin, ashtu siç ka qarkulluar në media prej disa kohësh.

Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi dhe Kiara se sa takoheni ju dhe Alibeaj

Sali Berisha: Të trashëgohen njëherë dhe jetë të lumtur çiftit!

Lorenc Vangjeli: I ke shkruar një letër Luizit?

Sali Berisha: Jo nuk i kam shkruar një letër sepse secili ka diellin e vet. Urimi për martesën është gjëja më normale.

 

Fraksion.com