Life StyleTë fundit

Horoskopi ditor e premte 3 shkurt 2023

Ky është horoskopi  ditor për ditën e sotme e premte 3 shkurt 2023. Parashikimi për punën, shëndetin dhe  ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Asgjë nuk do ju ecë mirë sot nëse nuk tregoheni të drejtë dhe nëse nuk e vini veten në vendin e tjetrit. Ju që keni një lidhje nuk do arrini dot t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah sepse dikush tjetër do iu ftojë të kaloni aventura të çmendura. Ky do jetë një gabim i madh sepse do e shkatërrojë përfundimisht lidhjen e hershme. Do ishte më mirë që nëse nuk e doni më t’ia thoshit paraprakisht partnerit. Ju beqarët nuk do keni aspak fat në dashuri. Në punë mos qëndroni me duart e kryqëzuara duke pritur çfarë do ju ndodhë sepse do mbeteni shumë mbrapa. Sektori i financave do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm.

Demi

Do keni shumë dëshirë për të mësuar gjëra të reja sot dhe gjithçka ka për t’iu ecur sa më mirë. Yjet do i keni mbështetje të madhe. Shume planetë do ndikojnë pozitivisht për juve që keni një lidhje dhe do e bëjnë marrëdhënien me partnerin një prioritet. Do i përkushtoheni me gjithë qenien tuaj atij prandaj çdo moment do jetë i shkëlqyer. Ju beqarët duhet të njiheni paraprakisht me personat që do takoni, para se të hidhni hapa. Në punë mund të merrni një promocion dhe do kënaqeni pafundësisht. Ai do jetë një stimulim për të ecur edhe më përpara. Për financat perspektivat janë të mira, por kjo nuk do të thotë që ju të mbyllni sytë kur të shpenzoni.

Binjakët

Yjet do ndikojnë negativisht gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të ecni në rrugën e gabuar. Ju që jeni në një lidhje do keni mosmarrëveshje me partnerin tuaj dhe në disa momente do ndiheni keq. Më mirë qëndroni pak larg njëri-tjetrit dhe reflektoni qetësisht. Ju beqarët do bëni mirë t’i merrni gjërat si t’iu vijnë sepse në këtë mënyrë do dilni më të fituar. Në punë nuk do mund të ecni dot vetë drejt qëllimit përfundimtar. Ju kanë përkëdhelur kohët e fundit dhe nuk do keni aspak siguri në vetvete. Në planin financiar tregohuni realiste dhe mos bëni shpenzime të çmendura sepse do futeni në probleme serioze.

Gaforrja

Do jeni oratorë shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do ua mbushni mendjen të gjithëve për gjithçka që do thoni. Për ju që keni një lidhje do jetë ditë përgjithësisht pozitive. Do flisni dhe do dashuroheni qetësisht me atë që keni në krah pa e mbajtur mendjen tek problemet e së shkuarës. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe me statusin që keni, prandaj nuk do kërkoni asgjë tjetër me ngulm. Në punë do i vini më në pah vlerat tuaja dhe shefat do kënaqen me ato që do arrini. Perspektivat financiare do jenë të mira. Përfitoni nga kjo për të shlyer disa borxhe që keni marrë më herët.

Luani

Herë pas here do keni frikë se mos gjërat nuk ju ecin mirë sot, por në fakt keni për t’ia dalë mbanë me sukses. Jeta juaj në çift do jetë më e mirë se disa ditë më parë. Do gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe kënaqësitë do jenë akoma më të forta. Ju beqarëve do ju shfaqet para syve një person mbresëlënës me të cilin do ja vlejë te fillohet një lidhje. Në punë gjërat do ecin goxha mirë. Arritjet do ju inkurajojnë edhe më shumë për të ecur përpara. Në planin financiar do jeni me fat. Pa bërë as lëvizjen më të vogël situata do ndryshojë përgjithmonë.

Virgjëresha

Sot do jeni në humor shumë të mirë dhe do bëni gjëra shumë interesante për ta bërë atmosferën elektrizuese. Ju të dashuruarit do keni një ditë mjaft pozitive. Do përgatisni të dy surpriza të njëpasnjëshme për njeri-tjetrin. Nëse jeni beqarë do jeni gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që personat t’iu duken interesantë dhe të jenë të qeshur. Në punë do bëni vërtet shumë përpjekje për ta stabilizuar edhe më shumë situatën. Vërtet do lodheni pak, por arritjet do ju kënaqin jashtë mase. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, kështu që bëni kujdes kur të shpenzoni. Dhëniet e huave shmangini me çdo kusht.

Peshorja

Sot do vendosni ta lini pas krahëve të shkuarën dhe do mendoni si ta bëni të ardhmen sa më fantastike. Ju të dashuruarit do merrni frymë lirisht sepse do i lini pas krahëve përgjithmonë disa mosmarrëveshje të vjetra. Neptuni do ju nxitë të jeni edhe më shprehës të ndjenjave. Ju beqarët do realizoni disa takime me të vërtetë të veçanta të cilat mund t’ua mbushin jetën me gëzim. Në punë do i mbroni të drejtat tuaja dhe do luftoni fort për të arritur më të mirën. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë para se të kryeni shpenzime në mënyrë që të mos mbeteni keq më vonë.

Akrepi

Do ju shkoni të gjithëve kundër gjatë kësaj dite dhe kjo do nxisë herë pas here debate të forta. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë problematike dhe me tension. Do jeni shumë strikte dhe shumë xheloze ndaj partnerit prandaj për asnjë çast nuk do mbizotërojë qetësia. Ju beqarët do jeni në humor të mirë dhe gati për të bërë edhe çmenduri të vogla. Për ju e rëndësishme është të mos jeni vetëm. Në punë idetë tuaja do jenë vërtet shumë të mira megjithatë kjo nuk duhet t’iu bëjë mendjemëdhenj dhe të pabindur. Buxheti më në fund do ekuilibrohet ndjeshëm. Kjo do mundësojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.

Shigjetari

Humori juaj do përmirësohet gjatë kësaj dite dhe shumë gjëra kanë për t’iu ecur akoma më mirë nga sa mendonit. Fale ndikimit pozitiv të Merkurit, jeta juaj në çift do jetë e begatë. Do ja hapni zemrën atij që keni në krah dhe emocionet do jenë akoma më të forta. Nëse jeni ende beqarë, duhet të prisni edhe disa kohë para se të hidhni hapa sepse priten të vijnë mundësi akoma më të mira. Në punë do bëni mirë të reflektoni disa herë para se të veproni për të shmangur problemet dhe të papriturat. Gjendja e financave ka për të qenë e mirë. Vazhdoni ta menaxhoni buxhetin me maturi.

Bricjapi

Sot do kritikoni çdo person që do ju dalë para përveç vetes tuaj. Nuk do keni as takt në të folur çka ka për të sjellë probleme të vazhdueshme. Ju që keni një lidhje nuk do bëni aspak lëshime ndaj partnerit dhe kjo mund të ndezë herë pas here debate me të. Nëse nuk ndryshoni sjellje keni për të pasur akoma më shumë probleme. Ju beqarët duhet të mendoheni disa herë para se të veproni sepse bëhet fjalë për jetën tuaj. Në punë do jeni më kompetentë, por edhe më mendjemëdhenj. Kujdes sepse shefave nuk do iu pëlqejë aspak kjo gjë. Për financat ka për të qenë një ditë tejet delikate dhe me tronditje të njëpasnjëshme.

Ujori

Gjatë kësaj dite priten mjaft ndryshime në jetën tuaj. Mund të merrni edhe disa vendime që me parë nuk keni guxuar dot. Për ju që keni një lidhje do jetë dite mjaft premtuese. Do i kaloni vështirësitë që keni pasur kohët e fundit dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni beqarë do ja kaloni mirë sot sepse do dilni nëpër takime dhe çdo çast do jetë plot ngjyra. Në punë, vetëm duke iu besuar kolegëve dhe duke respektuar mendimet e tyre keni për të arritur atje ku doni. Financat ka mundësi të përmirësohen edhe më shumë nga sa kishit menduar. Do ndiheni më të lirë për të kryer edhe shpenzime.

Peshqit

Mërkuri dhe Plutoni do ju bëjnë t’i mendoni gjërat më seriozisht sot dhe do keni më shumë besim tek vetja. nëse keni një lidhje bëni ato që do ndieni dhe mos mendoni aspak se çfarë do mendojnë të tjerët. Në fund të fundit është jeta juaj dhe mund të bëni çdo gjë. Nëse jeni beqarë më mirë të prisni edhe pak kohe para se të hedhin hapa, në mënyrë që të gjeni personin më të përshtatshëm. Në punë gjërat do jenë paksa më të ndërlikuara se më parë, por kjo nuk do të thotë që ju ta lëshoni veten plotësisht. Me durim dhe kuraje mund të kalohet çdo gjë. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me çdo hap që do hidhni në mënyrë që të mos keni vështirësi.

 

Fraksion.com