Gjermania konfirmon miratimin e dërgesave të tankeve luftarake Leopard 1 në Ukrainë
Qeveria gjermane ka autorizuar prodhuesit të dërgojnë tanke luftarake Leopard 1 në Ukrainë, duke filluar procesin e dërgimit të automjeteve të blinduara sulmuese në Kiev dhe duke forcuar përpjekjet e saj ushtarake kundër pushtimit rus.
“Unë mund të konfirmoj se është lëshuar një licencë eksporti,” tha të premten zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.
Sueddeutsche Zeitung e Gjermanisë raportoi se qeveria gjermane ka miratuar dërgimin e tankeve Leopard 1 në Ukrainë nga stoqet industriale më herët të premten.
Në janar — nën presionin e aleatëve të NATO-s — Gjermania ra dakord të dërgonte 14 tanke luftarake Leopard 2 në Ukrainë, një lëvizje që Kievi shpreson se do të ndryshojë lojën në fushën e betejës.
Vendimi i liderëve nga SHBA dhe Gjermania për të dërguar kontigjente tankesh në Ukrainë shënon një moment madhor të luftës gati njëvjeçare.
Fraksion.com