“E-mailet e Ramës me ish-zyrtarin e FBI-së për punë private, ka shkelur ligjin”, Berisha: McGonigal ka dy dosje
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme të tij me gazetarët, është ndalur te çështja ‘McGonigal’, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhjet me Charles McGonigal.
Berisha tha se ka dy dosje McGonigal, një në SHBA dhe tjetra në Shqipëri.
“Tek përpiqej me daljet e tij nga bunkeri në televizion për të mashtruar shqiptarët se Edi Rama nuk është në hetim për aferën McGonigal, e cila përbën jashtë çdo dyshimi krizën më të rëndë në fushën e zbulimit, aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, dëshminë më flagrante për Edi Ramën si njeri që ka nuk ka asnjë normë morale, asnjë parim, asnjë princip dhe që është i aftë të ndërmarrë çdo akt për llogari të karriges së tij. Ka dy dosje McGonigal, njëra është dosja njujorkeze dhe tjetra është dosja shqiptare. Kërkohet se çfarë po bën FBI për të vlerësuar influencat e papërshtatshme të aktorëve të huaj mbi zyrtarët e FBI-së, pra influenca e Deripaskës dhe Edi Ramës. Deri tani dy njerëzit më me influencë te McGonigal janë Deripaska me enturazhin e tij dhe Edi Rama me Duçkat e tij.”, tha Berisha.
Fraksion.com