AktualitetBota+Të fundit

Dy kongresmenë kërkojnë informacion të plotë për McGonigal, i japin afat FBI-së deri me 16 Shkurt

Dy kongresmenë amerikanë, përkatësisht Jim Jordan dhe Matt Gaetz kanë kërkuar informacion të plotë hetimor për Charles McGonigal. CBS News bën me dije se kongresmenët kërkojnë informacion nga FBI lidhur me të gjitha takimet, komunikimet dhe personat që kanë punuar me ish-agjentin gjatë kohës që ai ishte në detyrë.

Kryetari i Komitetit Gjyqësor Jim Jordan dhe deputeti Matt Gaetz në një letër drejtuar kreut të FBI-së Chris Wray kërkojnë që informacioni t’u vihet në dispozicion më datë 16 Shkurt të këtij viti, fiks në orën 5 mbasdite.

Në ndihmë të Komitetit Gjyqësor për kryerjen e verifikimeve nga ana e tyre, në letër kërkohet informacioni i mëposhtëm:

1.Të gjitha të dhënat e personelit të Charles McGonigal, me formularë vlerësimi të sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe çdo dokument tjetër të lidhur me të.

2.Të gjitha dokumentet dhe komunikimet që i referohen ose lidhen me FBI-në për vlerësimin dhe përgjigjen ndaj hetimeve për Charles McGonigal.

3. Të gjitha dokumentet dhe komunikimet që i referohen ose lidhen me veprimet janë ndërmarrë ose planifikuar të ndërmerren nga FBI për të zbutur rreziqet ndaj sigurisë kombëtare prej Charles McGonigal.

“Ju lutem na dorëzoni informacionin e kërkuar sa më shpejt të jetë e mundur, jo më vonë se ora 17:00 më 16 Shkurt, 2023″-shkruhet po ashtu në letër.

Më poshtë letra e plotë e kongresmenëve drejtuar FBI:

foto galeri

 

 

Dy kongresmenë kërkojnë informacion të plotë për McGonigal, i japin afat FBI-së deri me 16 Shkurt
Dy kongresmenë kërkojnë informacion të plotë për McGonigal, i japin afat FBI-së deri me 16 Shkurt

Përveç këtyre Komiteti Gjyqësor kërkon që të organizohet një konferencë në nivel anëtarësh për të diskutuar hetimin e FBI-së ndaj Charles McGonigal, ku do të shtrohet pyetja: Çfarë procesi po përdor FBI për të shqyrtuar vendimet që ka marrë McGonigal gjatë kohës që ishte në detyrë?

Kujtojmë se ndaj McGonigal rëndojnë disa akuza nga Gjykata Federale në New York, më kryesorja qëndron te bashkëpunimi i tij me Oleg Deripaskën (një manjat rus i lidhur me Vladimir Putin).

Deripaska ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2018 dhe prokurorët federalë pretendojnë se McGonigal dhe Sergey Shestakov, një ish-diplomat rus që u bë shtetas amerikan, punuan për Deripaska për të hetuar një oligark rival rus të paidentifikuar në vitin 2021.

McGonigal po përballet gjithashtu me akuza federale në Uashington, DC, në lidhje me të paktën 225,000 dollarë para të gatshme që ai dyshohet se ka marrë nga një person me interesa biznesi në Evropë dhe që ka punuar për një shërbim të huaj inteligjence.

Jordan dhe Gaetz kërkojnë që Wray t’i dorëzojë komitetit të gjitha të dhënat dhe komunikimet që do të dalin nga hetimi i gjithanshëm.

 

Fraksion.com