AktualitetPolitikëTë fundit

Çështja e “McGonigal”, Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

Çështja e “McGonigal”, është ndër diskutimet më të nxehta aktualisht në politikën shqiptare.

Edhe pse kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në Parlamentin shqiptar gjatë këtyre ditëve, për të diskutuar rreth përfshirjes së mundshme të tij në këtë çështje, nuk ka munguar shpjegimi i tij mbrëmjen e sotme në “Top Story me Grida Dumën.

Siç ka pohuar deri më tani, kryesocialisti u shpreh se nuk ka të bëje fare me këtë çështje dhe se akuzat që po ngrihen ndaj tij janë të pabaza dhe dashakeqëse nga apozita.

Ai tha se e ka takuar ish-zyrtarin e larët të FBI-së disa herë për qëllime pune. Një ndër herët, ai tha se zyrtari amerikan ishte së bashku me një mikun e tij shqiptaro-amerikan.

Teksa është pyetur nga moderatorja Duma nëse ky qytetar i pranishëm në takimin e tyre ka përfituar favorizim nga qeveria, kryeministri tha se nga ai vetë nuk ka pasur asnjë lloj favori.

Pse keni heshtur? Nuk jeni paraqitur në interpelancë, heshtni si strategji?

Rama: Në fakt unë nuk kam heshtur kam thënë çfarë mund të them unë në kushtet kur nuk ka asgjë që lidhet drejtpërdrejtë me mua e qeverinë apo këdo zyrtarë shqiptarë. Çështja ka marrë bujë por jo për shkak të aspketit të hetimit që lidhet me Shqipërinë por për akuzën që ai lidhte me një oligark të njohur rus.

Së pari unë dua të përsëris se nuk kam shumë çfarë të them në këtë bisedë, por duke qenë se sor refuzova dhe do të refuzoj në mënyrë të vazhdueshme jo për çështje konkrete por në tërësi të jem në sallë të kuvendit apo të përfshihem me një opozitë që është në një nivel etik të frikshëm dhe që më ka tërhequr edhe mua në atë nivel por ja vlen me qetësi dhe faleminderit për mundësinë të shpjegoj gjëra që mund ti shpjegoj.

Atë e kam takuar me kërkesë të tij, e kam pritur në zyrë kemi pasur bashkëbisedim miqësor në terma të përgjithshëm, më ka treguar se puna e tij ka në fokus influencën ruse, kemi folur për rajonin dhe influencën ruse dhe pastaj takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu ose pranisë time Në SHBA dhe më ka ftuar në zyrat e FBI-së në New York. Nuk shof asgjë të jashtëzakonshme përveç një marrëdhënie normale, skam pasur asnjë detyrim të lajmëroj ambasadën amerikane se është pjesë e detyrës time.

Ju thoni që ju ka tërhequr opozita në një etikë të papëlqyeshme dhe ajo opozitë thotë që ju lidheni me një lobim të këtij zyrtari. Është brenda protokollit shtetëror të takohen dy individë me interesa biznesi me një zyrtar të FBI-së dhe kryetarin e një vendi?

Së pari që ti kthehem qëllimit të shtjellimit tuaj, opozita thotë këto dhe të tjera por problemi është se I thotë opozita dhe jo drejtësia amerikane.

Nëse do i thoshte vetëm opozita unë nuk do jua thoja.

Mediat ndërkombëtare nuk thonë asgjë të tillë, nuk implikojnë qeverinë apo mua dhe s’kanë pse e bëjnë kur aktakuza nuk e ka një gjë të tillë. Unë ju siguroj që nuk ka asnjë rresht për këtë e as nuk jemi pyetur as nuk na është kërkuar të japim shpjegim. Rasti i ish-zyrtarit të FBI-së ka të bëje konkretisht se si ai I ka zbatuar rregullat e kodet etike të FBI-së me ligjet e vendit të vet. Ju thatë që a është etike ta takoj me dy biznesmenë? Kjo nuk ka ndodhur nuk e kam takuar me asnjë lloj biznesmeni, ai ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro-amerikan që ma ka prezantuar si mikun e tij dhe I kam thënë bujrum.

A ka përfituar tender nga qeveria ky qytetar?

Unë nuk flas për marrëdhënien që kam pasur unë me zyrtarin e lartë të FBI-së dhe nuk jam njeriu që duhet të pyetet a ka përfituar gjë, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë.

Më 25 janar u bë e ditur se në New York është arrestuar ish-shefi i kundërzbulimit të FBI me akuza të rënda se ka mbështetur një oligark rus të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe se ka marrë ryshfet nga një ish-agjent i shërbimit sekret shqiptar. Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

 

Fraksion.com