Life StyleTë fundit

“Bëhem dashnorja”, Tea e bën të qartë “rolin” që po luan në historinë Kiara-Luiz

Në telenovelat indiane, siç e cilësoi Tea marrëdhënien dhe situatën mes saj, Luizit dhe Kiarës, ka gjithmonë një personazh negativ. Dhe me sa duket vetë Tea ka zgjedhur ta marrë këtë rol në “telenovelën” e saj.

Në “dasmën” e Luizit dhe Kiarës, Tea u caktua të ishte motra e Kiarës, por roli nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë ish-konkurrentes së “Për’puthen”.

Para dasmës, teksa fliste me Nitën dhe Diolën në dhomën e gjumit, ajo u tregoi vajzave planin e saj për të shkuar në dasmë si dashnorja.

“Sapo më lindi një ide e keqe. Super skenë. Kemi dasmë sot apo jo? Të bëhem unë dashnorja. Duan lojë, të bëj lojë edhe unë”, deklaroi Tea.

Pasi ishte përgatitur për dasmën dhe kishte përfunduar me ‘look-un’ e saj, Tea ia tha hapur Deas se veshja e saj nuk ishte për dasmë.

Tea u vesh e gjitha me të zeza dhe në kokë mbante një .kapele te zeze. Në nisje të ceremonisë ajo mbajti edhe një palë syze të zeza.

“Unë jam veshur për funeral jo për dasmë meqë ra fjala, ai ishte qëllimi i gjithë kësaj gjësë. Si angleze taman”- tha Tea, e cila u distancua nga “dasmorët” duke i vëzhguar nga larg.

Edhe banorët e vunë re pamjen e Teas, ku Efi kishte një koment: “Tea kishte ardhur si të ishte duke shkuar në “larg o Zot”

“Tea është veshur sikur është në funeral”– tha Dea Mishel.

 

Farksion.com