Çështja e ish-zyrtarit të FBI, deputetët e PD dorëzojnë në Kuvend kërkesën për ndryshimin e Rendit të Ditës: Mocion me debat, pa limit kohor
Deputetët e PD dorëzojnë në Kuvend kërkesën për ndryshimin e Rendit të Dites të seancës së nesërme, duke kërkuar mocion me debat pa limit kohor.
KËRKESA E DEPOZITUAR NË KUVEND
Zonja Kryetare e Kuvendit,
Ditet e fundit opinioni publik shqiptar dhe nderkombëtar eshte tronditur prej nje skandali te permasave nderkombetare qe ka perfshire edhe Kryeministrin e Shqipërise Edi Rama.
Sipas te dhênave te publikuara nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), Departamenti i Drejtèsise Amerikane, dhe media amerikane e nderkombetare, me 21.01.2023 eshte arrestuar zyrtari i larte i FBI, Charles McGonigal, i akuzuar per shkelje te sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, me lidhie te ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin, si de per fshehje, manipulim de falsifikim te te dh@@nave për kontakte te papërshtatshme me shtetas te huaj, ku perfshihet Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe dy bashkepunëtore te tij qe nuk mbajne poste zyrtare ne Republikën e Shqipërise.
Ne padine e ngritur ndaj z. McGonigal pran@ Giykates se Distriktit te Kolumbias (Uashington), renditen nje sere faktesh qe lidhen me te paktën 5 takime te fshehta te zhvilluara mes Kryeministrit Rama dhe z. McGonical, ne pranine e dy personave te tjerè qè kanë bashkëpunuar dhe vepruar ne emër tê z. Rama, perfshire përmes mitmarrjes se shumes sè 225 mije dollarëve per te ndikuar ne zhvillimet e brendshme politike ne Shqipëri.
Kjo ngjarje e rënde eshte bère publike pas nje hetimi te thelluar dy-vjecar nga zyra e FBI ne Los Angeles ndaj dy zyrave te FBI ne Nju Jork dhe Uashington, duke iu nënshtruar tashme nie procesi giyqësor ne gjykatat e ketyre dy shteteve.
Njekohesisht, duke patur parasysh se oligarku Oleg Deripaska duhet te ishte i sanksionuar edhe nga Shqipèria qe prej 8 Prillit 2023, si vend kandidat qe baton sanksionet e Bashkimit Europian, rezulton se ai vazhdon te zotëroje biznese te licensuara dreitpërdrejt nga Qeveria shqiptare, ne shkelje te drejtpërdrejte te ketij detyrimi politik dhe ligjor.
Duke patur parasysh përmasën e jashtezakonshme te këtij skandali te paprecedente, ku Kryeministri shqiptar Edi Rama përfshihet si subjekt hetimi de akuzash per perfshirje ne
korrupsion nderkombetar, minimin e besimit te publikut ndaj institucioneve te shtetit shqiptar dhe
cenimin e marrëdhënieve politike de diplomatike ndërshtetërore ndërmiet Shqipërise dhe
Shteteve te Bashkuara te Amerikës; si de, bazuar ne Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 te Rregullores
se Kuvendit, nje grup deputetesh kerkon:
1. Ndryshimin e Rendit te Dites te seances se dates 02.02.2023, ora 10.00 ;
2. Ne përputhje me piken 1, përfshirjen si pike e pare e Rendit te Dites te nje Mocioni me Debat per çështien e mēsipërme.
3. Kerkojme qe Debati te mos kete limit kohor, duke i dhene mundesine çdo deputeti te
shprehet.
Kryetarja e Kuvendit te mbledhe menjehere pas dorezimit te kesaj kerkese, Konferencën e
Kryetarève, para fillimit te Seances Plenare date 2 Shkurt 2023, ora 10.00, për te bere ndryshimin
e Rendit te Dites te kēsaj seance sipas kerkesës se mēsipërme.
Fraksion.com