Uncategorized

Reshje bore në Qafë Thanë-Korçë, ARRSH: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan reshjet e dëborës, ndërsa temperatura shënon -3 °C.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e këtij aksi është në terren, për të siguruar qarkullimin e mjeteve.

Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks, ARRSH rekomandon përdorimin e gomave dimërore dhe pajisjen me zinxhirë.

 

Fraksion.com