AktualitetRajoniTë fundit

Serbë dhe kroatë në luftën e Ukrainës

 Nga Ivica Petrovic

 

Po rekruton ushtria private ruse “Wagner” ushtarë në Serbi? Ajo që dihet është se vullnetarë serbë dhe kroatë marrin pjesë në luftën e Ukrainës, si në anën e Rusisë ashtu edhe atë të Ukrainës.

Kafka e kuqe e një të vdekuri në sfond të zi. Kjo është emblema e trupës private militariste ruse, “Wagner”. Ajo ka vite që si ushtri private merr pjesë në shumë konflikte në botë dhe përhap frikë dhe tmerr. Edhe në Ukrainë ajo lufton në krah të ushtrisë së rregullt ruse. Menjëherë sapo filloi sulmi rus kundër Ukrainës pas datës 24.02.2022, u shfaqën piktura murale në fasadat e Beogradit ku ngrihej lart grupi “Wagner”. Po a rekruton kjo trupë luftëtarë serbë për luftën në Ukrainë?

Videot në mediat sociale duan ta provojnë këtë. Ata tregojnë luftëtarë serbë në njësitë ruse. Shumicën e herëve personat flasin serbisht dhe bëjnë të ditura motivet e tyre për pjesëmarrjen në luftë. Autoritetet serbe nuk janë shprehur asnjëherë zyrtarisht deri më sot për këto video në mediat sociale, sipas kritikëve për shkak të atmosferës tradicionalisht pro ruse në vend. Kjo përdoret ende si argument, pse Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë.

Serbien Belgrad | Emblem russische Söldnertruppe Wagner Emblema e grupit Wagner në Beograd

Shërbim në ushtri të huaj

Në konfliktin në Ukrainë, qytetarë serbë marrin pjesë në mënyrë aktive që nga pushtimi dhe aneksimi i Gadishullit të Krimesë. Në një kohë që me ligj serbët e kanë të ndaluar të shërbejnë në një ushtri të huaj. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes serbe dhe autoriteteve të Beogradit mblidhen me kujdes të gjitha informacionet për ata serbë që kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë. Por shifra e saktë nuk dihet.

Ambasada e Ukrainës në Beograd vlerësoi në vitin 2019, se rreth 300 persona nga Serbia marrin pjesë në luftimet në UIkrainë, të gjithë në anën e Rusisë. Sipas të dhënave të autoriteteve të sigurisë deri më tani janë dhënë rreth 30 dënime për pjesëmarrje në luftimet në Ukrainë. Por kjo nuk i tremb organizatat ekstremiste të djathta të kërkojnë rekrutë për grupin Wagner në rrjetet sociale.

Kreu i Wagner hedh poshtë rekrutimet

Sipas kreut të kësaj ushtrie private, Jevgeni Prigoshin ky grup nuk rekruton vetë luftëtarë në Serbi. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dënoi publikisht një reklamë rekrutimi të Wagner në faqet e interneti të shërbimit serb të transmentuesit shtetëror rus, Russia Today, që ndërkohë është fshirë. Edhe emblemat e grupit Wagner janë mbuluar në Beograd.Aktivistë dhe qytetarë rusë, që janë larguar nga regjimi i Putinit, apo bjellorusë të larguar nga regjimi i Lukashenkos kanë protestuar kundër luftës dhe grafiteve të tilla. Aktivistë serbë kundër luftës madje kanë ngritur padi kundër disa zyrtarëve serbë që nuk kanë penguar rekrutimin e vullnetarëve që kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë.

Kroacia mbështet Ukrainën

Fqinja e Serbisë, Kroacia, anëtare e BE dhe NATO-s e mbështet plotësisht politikën e BE ndaj Rusisë. Si qeveria në Zagreb edhe shumica e qytetarëve kroatë janë angazhuar për mbështetjen e qytetarëve ukrainas që kanë mbërritur në Kroaci pas fillimit të luftës. Në tregun e punës, madje ukrainasit janë barazuar me qytetarët kroatë.

Kurse në Ukrainë kroatet dhe kroatët në shumicën e rasteve luftojnë në anën e ukrainasve. Në gjysmën e parë të vitit 2022, sipas televizioneve private kroate ka pasur një sërë intervistash me persona që i janë bashkuar ushtrisë ukrainase apo kanë marrë rrugën drejt Ukrainës. Jo zyrtarisht bëhet fjalë për rreth 70 deri në 80 luftëtatë kroatë në Ukrainë.

Symbolbild Russland Serbien Fahne FlaggeProtesta proruse, Beograd, mars 2022

Vullnetarë nga viti 2014

Sipas raportimeve mund të kuptohet, që bëhet fjalë për të njëjtët persona që kanë qenë të angazhuar në të njëjtën mënyrë që nga viti 2014. Por nuk ka pasur asnjëherë të dhëna zyrtare, se sa vullnetarë kroatë kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë. Sipas të dhënave ruse ka pasur që nga fundi i shkurtit 2022 rreth 200 kroatrë që kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë, shumica i janë bashkangjitur regjimentit Azov. Këtë e ka kundërshtuar, Denis Seler, ish-kreu i organizatës ekstremiste të djathtë të huliganëve të klubit të futbollit Dinamo Zagreb, i cili ka luftuar, sipas të dhënave të vetë krah ukrainasve disa vite. Seler konsiderohet nga Moska si “organizator i rekrutëve kroatë”.

Russland Wagner-Chef Jewgenij PrigoschinPrigoshin gjatë varrimit të një rekruti të grupit Wagner, dhjetor 2022

Autorietetet kroate nuk e kanë inkurajuar pjesëmarrjen në luftë të kroateve dhe kroatëve. Përkundrazi është theksuar, se bëhet fjalë për një nismë tejet të rrezikshme vullnetare. Edhe bisedimet me të kthyer nga lufta, si vullnetarin Vjekoslav Preber nuk janë bërë publike. Prebeg u mor rob lufte në Mariupol nga ushtria ruse dhe doli para një gjykate ruse. Në shtator 2022 ai u kthye në Kroaci. Ka edhe disa qytetarë kroatë që i janë bashkuar trupave ruse. Publikisht i njohur u bë rasti i  Mirela Jakupanec, që si infermiere angazhohet për trupat ruse. Disa burime e quajnë atë infermiere, të tjera si mjeke. Deklaratat e saj proruse janë shpërndarë në portalet që përhapin kryesisht fake-news dhe propagandën e Kremlinit.

Por megjithë solidaritetin me Kievin, në Kroaci nuk janë të mirëpritur ushtarë ukrainas. Parlamenti i Zagrebit e refuzoi një kërkesë të qeverisë për të trajnuar në territorin kroat ushtarë ukrainas në kuadër të misionit europian EUMAM. Sipas sondazheve edhe 60% e qytetarëve kroatë e refuzonin këtë plan. Ndryshe nga qeveria kroate, presidenti kroat, Zoran Milanoviç publikisht mbron mendimin, se në Ukrainë bëhet fjalë për një luftë përfaqësuese mes Uashingtonit dhe Moskës./DW

 

Fraksion.com