Horoskopi 30 janar – 5 shkurt 2023
Ky është horoskopi javor nga data 30 janar deri në 5 shkurt 2023. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.
Dashi
Urani do ju nxjerrë nga rutina ku keni rënë gjatë kësaj jave. Çdo ditë ka për të qenë më e veçantë. Nëse keni një lidhje kjo periudhë nuk do fillojë shumë mirë. Shpesh do ndiheni konfuzë dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Vetëm pas të premtes situata do normalizohet. Ju beqarët duhet të tregoheni sa më realistë dhe nuk duhet të kërkoni gjëra të pamundura. Saturni do ju ndihmojë të ruani ekuilibrin në planin financiar. Do ecni me llogari dhe kjo do i mbajë larg problemet. Shëndeti do jetë i mirë. Edhe nëse keni qenë me grip apo keni pasur shqetësime të ndryshme, do ndiheni disi më të qetë. Në punë do keni pengesa të njëpasnjëshme dhe me zor do i arrini objektivat që i kishit vënë vetes.
Demi
Do jeni më shprehës gjatë kësaj jave dhe do thoni çdo gjë që do mendoni. Ju që keni një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin tuaj për disa çështje mjaft delikate. Mund të ngrini edhe zërin e mund të debatoni, por në fund do merrni vendimet e duhura. Nëse jeni beqarë duhet të bëni durim dhe nuk duhet të nxitohen për asnjë lloj arsyeja. Gjërat më të bukura ndodhin në kohën e duhur. Buxheti do ketë përmirësime të vogla, por që do ju hyjnë në pune. Shëndeti do jetë i mirë. Nuk do vuani nga asnjë lloj sëmundje dhe do jeni më në formë. Nëse keni kaluar një infeksion para disa kohesh do pastroheni tërësisht. Në sektorin profesional, Marsi do iu nxitë të jeni më ambiciozë dhe të bëni çdo gjë për ta arritur atë që dëshironi. Vazhdoni përpjekjet sa të mundni.
Binjakët
Do keni shumë fat gjatë kësaj jave dhe arritjet do ju inkurajojnë për të hedhur edhe hapa të tjera më vonë. Venusi, perëndesha e dashurisë do iu vizitojë ju të dashuruarve. Gjërat mes jush dhe partnerit kanë për të ecur më mirë dhe pasioni ka gjase të shtohet. Ju beqarët gjithashtu do ndiheni të lumtur pasi që ditët e para do vendosni të filloni një lidhje me personin që e keni njohur para disa kohësh. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm edhe sikur gjendja të jetë e mirë. Po filluan problemet situata mund të marrë shpejt tatëpjetën. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë herë më e mirë se një javë më parë. Do ndiheni energjikë. Në punë do jeni luftarakë dhe mjaft elokuentë. Çdo gjë që keni dashur do e arrini.
Gaforrja
Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë gjatë kësaj dite duhet t’i tregoni synimet tuaja dhe të bëni përpjekje për të arritur atë që doni. Nëse keni një lidhje mos u tregoni të padrejtë me partnerin tuaj sepse ka rrezik që ta largoni atë nga vetja. Mundohuni nga ana tjetër të ruani qetësinë dhe të bëni pak më tepër lëshime. Ju beqarët do keni ditë pozitive dhe nga mesi i javës mund të takoni edhe persona interesantë. Në planin financiar do ketë veçse përmirësim të situatës dhe do arrini t’i kryeni disa shpenzime më tepër nga zakonisht. Shëndeti nuk do jetë në formën më të mirë, sidomos nëse kohët e fundit keni mbajtur dieta ekstreme. Në punë do merrni promocione për shkak të arritjeve që keni pasur. Shefat do ju shprehin se ndihen të privilegjuar që ju kanë në stafin e tyre.
Luani
Këtë javë do jeni shumë të ndërgjegjshëm për të gjitha gabimet e bëra dhe do mundoheni t’i ndreqni të gjitha. Ju të dashuruarit nuk duhet të bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Beqaret nuk do mendojnë shume për jetën sentimentale sepse do jene te zënë me pune dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe me muskujt. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.
Virgjëresha
Shumë persona do mundohen t’ua prishin harmoninë gjatë kësaj jave dhe do ju futin në probleme serioze. Tregohuni të kujdesshëm. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm gjatë kësaj jave dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhë të mbushur me njohje të reja, por nuk do preferoni ende të hidhni hapa. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e stabilizuar. Në punë nuk do jeni shumë energjikë ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjëra do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.
Peshorja
Gjatë kësaj jave do jeni të bindur për rrugën që duhet të ndiqni dhe nuk do ndiheni më në ankth si më patë. Ju të dashuruarit duhet të përkujdeseni më tepër për partnerin tuaj dhe nuk duhet ta lini atë pas dore. Përgatisni surpriza për të dhe mos reshtni se ja shprehuri ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët do keni plot takime premtuese, por nuk do ndiheni ende gati të hidhni hapa. Shfrytëzojeni këtë periudhe për t’u njohur më mirë e më pas hidhni hapa. Sektori i financave do ketë përmirësime të jashtëzakonshme. Shpesh nuk do ju besohet se po ju ndodhin juve këto. Shëndeti do fillojë të përmirësohet pas të martës. Nuk do keni më asnjë lloj shqetësimi. Në punë do mbizotërojë gjatë gjithë kohës rutina.
Akrepi
Në shumë momente do jeni të turbulluar gjatë kësaj jave dhe mund të bëni edhe gabime Nëse jeni në një lidhje jeta juaj në çift ka rrezik të jetë mjaft e trazuar. Do jeni më xhelozë nga sa duhet dhe do debatoni për gjënë më të vogël me partnerin. Ju beqarët do preferoni aventurat më shumë sesa një lidhje serioze. Mundësitë për to do jenë të mëdha dhe në çdo moment të ditës. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe gjendja financiare nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Ndryshoni sa më parë strategji. Shëndeti nuk do ketë probleme. Gjithsesi shmangni kafenë, çajin, alkoolin, duhanin dhe salcat pikante për t’u ndier edhe më në formë. Në punë vështirësitë do jenë goxha të mëdha. Vetëm duke bashkëpunuar me kolegët do arrini atje ku doni.
Shigjetari
Energjia nuk do ju mungojë asnjë çast gjatë kësaj dite kështu që duhet të përfitoni për të hedhur hapat më të nevojshme. Nëse jeni në një lidhje, ndikimi i Mërkurit do jetë goxha pozitiv. Secili prej jush do i shprehë lirisht mendimin e tij dhe toleranca do mbizotërojë në çdo moment. Ditët më të bukura do jenë e enjtja dhe e shtuna. Ju beqarët do keni shumë kërkesa dhe nuk do kënaqeni me personat që do takoni. Në planin financiar do jeni më të kthjellët se më parë dhe nuk do hidhni hapa të nxituara. Do e dini mirë çfarë do bëni. Shëndeti mund të ketë probleme vetëm nëse nuk kujdeseni për ato që do hani. Sporti gjithashtu do jetë i rëndësishëm për t’iu mbajtur në formë. Në punë merrini gjërat me qetësi dhe nuk keni për të pasur probleme.
Bricjapi
Gjatë kësaj jave do jeni edhe më të logjikshëm dhe do e ktheni situatën në favorin tuaj. Për ju që keni një lidhje do jetë një periudhë e begatë. Do merrni vesh më së miri me partnerin dhe do jeni gati të bëni së bashku çdo lloj çmendurie. Ju beqarët ka mundësi të bini në dashuri me një person që më parë e keni tallur dhe e keni ofenduar. Në planin financiar do jetë një periudhë e favorshme dhe gjendja do konsolidohet tej mase. Do e hidhni çdo hap me shumë maturi. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe në përgjithësi vetëm se nëse keni një punë krahu që mund të keni dëmtime nëpër duar. Në punë do keni ndryshime të menjëhershme dhe do afroheni pranë objektivave kryesore.
Ujori
Në punë do iu jepni një tjetër pamje jetës tuaj dhe buzëqeshja do mbizotërojë. Për ju të dashuruarit perspektivat do jenë goxha të mira. Do ja kaloni për bukuri me partnerin dhe do i lini pas krahëve të gjitha pengesat që keni hasur në të shkuarën. Ju beqarët do keni një periudhë të mbushur me takime impresionuese dhe do jetë në dorën tuaj përzgjedhja e personit të duhur. Financat do jenë prioritare në çdo moment. Do e frenoni veten kur të kryeni shpenzime dhe buxheti nuk do jetë i keq. Shëndeti do jetë më i qëndrueshëm se një javë me parë. Do kujdeseni më tepër për veten. Edhe gjendja psikologjike do jetë e shkëlqyer. Në punë do keni ndryshime të mëdha sidomos nëse keni qenë të papunë deri më sot. Shfrytëzojini të gjitha mundësitë që do iu jepen.
Peshqit
Hëna do ju detyrojë këtë javë të qëndroni statikë dhe t’i bëni gjërat si zakonisht. Në bazë të sjelljes do vijnë edhe rezultatet. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që të kaloni ditë rutinë. Shpesh herë kjo do ju duket mbytëse, por kujdes mos bini pre e ndonjë provokimi nga dikush. Disa do mundohen vetëm t’iu lëndojnë. Ju beqarët do keni një javë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet të prisni ende disa kohë për të bërë ndryshime. Financat ka mundësi të mos i menaxhoni si duhet dhe në fundjavë do ju dalin vështirësi. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë mund të ketë disa shqetësime të vogla. Kujdesuni pak më tepër për të. Në punë do ju duhet më shumë durim, këmbëngulje dhe largpamësi për të arritur majat.
Fraksion.com