AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Firmoset marrëveshja, Alabbar: S’jam ndjerë kurrë si sot! Nuk do ju zhgënjej

Investitori Mohamed El Alabbar, ka mbajtur fjalën e tij pas firmosjes së marrëveshjes për ndërtimin e Portit të Durrësit, ku është shprehur se ky projekt ka një vlerë të jashtëzakonshme për të.

Alabbar tha se  vigjilenca e qeverisë shqiptare në lidhje me këtë projekt ka qenë shumë e lartë, gjë e të cilën nuk e kishte vënë re aq shumë te vendet e tjera.

Ai u shpreh se në Durrës do të implementohen teknologjitë më të fundit që nuk janë përdorur as në Dubai dhe premtoi se nuk do të zhgënjejë në rezultatet e punës.

“Së pari do të doja t’ju falenderoja ju dhe ekipin e shkëlqyer që gjatë viteve të shkuara kanë punuar kaq shumë që ne të vijmë në pikën që jemi sot. Gjërat më të jashtëzakonshme në jetë janë arritje dhe jeni me kaq fat që jemi këtu ku jemi sot dhe jem i emocionuar edhe pse është vetëm fillimi dhe po ndihem kaq mirë. Kemi besuar që do të ndodhte por shohim dhe entuziazmin e njerëzve, do të më dalin lot tani ndershmërisht. Kam qenë në biznes për 30 vite por s’jam ndjerë kurrë si sot. Askush nuk ka kryer këtë vigjilencë ndaj meje si e ka bërë qeveria shqiptare. Kam shumë respekt për njerëzit që nxiten, kam pasur momente kur kam ankuar që kjo gjë është shumë komplekse, jemi shumë krenarë për këtë arritje dhe nuk ju falenderoj dot mjaftueshëm. Ky është një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe përgëzime për mënyrën si e keni përzemër vendin tuaj dhe jam I lumtur që jam pjesë e këtij procesi. Ju premtoj që disa nga gjërat që do të bëjmë aty nuk janë bërë kurrë në botë, është një gjë e pabesueshme se vetëm të rinjtë në Shqipëri e kanë bërë, janë gjëra që s’janë bërë më parë në botë, kemi një ekip shqiptar që do të shtihet, këta njerëz që punojnë me ne po drejtojnë një nga projektet zhvillimore më të përparuara në botë, do të eksportojnë dije kam 28 vite që e bëj këtë punë mos mi harroni këto fjalë. Disa nga gjërat që po bëhen këtu janë më të përparuara se në Dubai, idea e hapjes së vendeve të punës është shumë e rëndësishme. Njerëzit flasin për qytete inteligjente por askush nuk e ka bërë, asnjë teknologji nuk ka qenë aq e përparuar sa të implementohet ndërsa në Durrës do e bëjmë këtë gjë. E gjitha është pjesë e një zgjidhje të qëndrueshme, është kaq e përparuar. Ky është një moment I jashtëzakonshëm dhe dua t ju përgëzoj për kujdesin që keni për vendin tuaj, në momentin që planifikoni ti bëni gjërat ju I bëni me zemër bashkë me ekipin tuaj dhe shpresoj që kjo të funksionojë si motivues për të thënë se shumë po ndodh në Shqipëri, rruga para është shumë entuziazmuese, nuk ju falenderoj dot mjaftueshëm që më besuat dhe nuk do ju zhgënjej.”

 

Fraksion.com