“FBI e ka marrë peng Ramën në një ishull prej tri ditësh”, Berisha nxjerr mesazhin e ‘QD’: Përshëndetje Doktor, sëmundja e Ramës është diplomatike!
Berisha ka folur sot pse Edi Rama mungonte në daljet publike. Ai tha se ishte marrë peng nga FBI në një ishull ku po merrej në pyetje për cështjen McGonigal, ndërsa kreu i qeverisë doli sot duke pirë kafe në zyrën e tij. Por ish kryeministri hodhi akuza se ambasadorja Yuri Kim e ka urdhëruar që së bashku me Lulzim Bashën të respektojë ‘kodin e heshtjes’. Për këtë kërkon hetim nga SHBA.
Më pari Berisha publikoi mesazhin e ‘qytetarit dixhital’ në të cilin thuhet se Ramën është takuar me zyrtartë të lartë të FBI-së në një ishull dhe i kanë kërkuar që të rrëfejë lidhjet me McGonigal. Por në një video ku tregonte se ka qenë me grip, kreu i qeverisë tregoi se ka vijuar punën dhe ka diskutuar për të sjellë politika të reja mbështetëse për grupet në nevojë duke nxjerrë ‘blof’ kështu Berishën.
“Përshëndetje Doktor, sëmundja e Ramës është diplomatike. Njoftimi i Dukës është i pavërtetë. Rama ka qene prej tre ditësh në një ishull në takim me hetues të FBI por edhe zyrtar të lartë. Atij i është kërkuar: 1-të rrëfejë çdo gjë si i penduar i drejtësisë rreth lidhjeve të tij me Mc Gonigal si dhe çdo gjë rreth oficerit të shërbimeve inteligjente, sigurimit të shtetit Agron Neza dhe superkëshilltarit të tij të errët Dorian Duçka. Ramës i është kërkuar të dëshmojë për lidhjet e tij me Mark Rossinin kontratat direkte me Lou Bladel paraardhësi i McGonigal ne FBI. Ndërkohë Erion Velia është nisur me urgjencë për Neë York për të ndërhyrë tek Aleks Soros për të ndihmuar apo për te shpëtuar veten sepse edhe emri i tij lakohet shume here ne pjesën e dosjes që nuk është publikuar”, thuhet në postimin e publikuar nga Berisha.
Fraksion.com