“Edhe unë e kam takuar McGonigal”, Balla: Askush nuk do i thoshte jo një takimi të tillë, mund ta kenë takuar edhe anëtarë të opozitës
Edhe unë e kam takuar ku kemi ndarë dhe diksutuar në funksion të marrëdhënieve të shkëlqyera të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Askush nuk do i thoshte jo një takimi të tillë në cilësinë e atij pozicioni zyrtar, kanë qenë takime të formës së bashkëpunimit gjatë kohës që ka qenë në detyrë, pas kësaj kohe që nuk ka qenë në detyrë nuk e kam takuar. Në këtë histori nuk mban përgjegjësi asnjë autoritet shqiptar sa kohë është në kuadrin e një takimi në funksion të punës.Ne kemi komunikuar së fundmi me FBI-në për sulmet kibernetike, imagjinoni sikur dikush të arrestohej tani nga FBI-ja? Mund të ketë takuar edhe anëtarë të opozitës nuk e di pyesni.
Fraksion.com