AktualitetPolitikëTë fundit

“Dosja Charles McGonigal”, Berisha: Veliaj bëri udhëtim të fshehtë, nuk e di nëse dëshmoi

Ish-Kryeministri Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe serish pa dhënë asnjë emër apo fakt ka bërë deklarata të forta dhe akuza të forta. Ai ka thënë se ministra kanë paraqitur dorëheqjen. Ndërsa për kryebahskiakun Veliaj tha se ai ka bërë një udhëtim të fshehtë jashtë vendit.

“Jam edhe  një herë këtu për t’i thënë Edi Ramës largohu, bashkë me kapitenin tuaj të kalbur.  Di që ka ministra që kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me Charles McGonigal por nëse bëhet fjalë për zëdhënës të interesave ruse në vend ai është Damian Gjiknuri.

Jemi vetëm në fillimin e një tërmeti. Unë do t’i them Edi Ramës që ky do të jetë një cunam popullor. Erion Veliaj kreu një udhëtim të fshehtë. Shkoi për të dëshmuar apo për ndonjë arsye tjetër le ta sqarojë hetimi por ky pushtet është i kalbur dhe duhet të ikë një herë e mirë”, tha Berisha i cili i pyetur për emrat e ministrave të dorëhequr tha se ‘Do t’i bëj publike ne një moment tjetër”.

 

Fraksion.com