Çështja “McGonigal”, Meta pas takimit me Berishën në selinë blu: Regjimit të Ramës do i japin fund zgjedhjet dhe protestat
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka takuar sot në selinë blu kreun e PD, Sali Berisha.
Takimi mes tyre ka zgjatur disa minuta, ndërsa pas përfundimit, Meta ka folur para gazetarëve duke theksuar se në fokus të diskutimit ka qenë çështja e ish-zyrtarit të FBI, McGonigal dhe përmendja e kryeministrit Edi Rama në aktakuzë.
“U diskutua për çështjet më të rëndësishme. Për nga rëndësia e jashtëzakonshme që ka zbardhja e skandalit që ka tronditur dhe mediat botërore, e demonstrimit sesi Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë kundër demokracisë. Regjimit të tij do i japin fund zgjedhjet dhe protestat”, deklaroi Meta pas takimit.
“Kemi rëndë dakord për shumë çështje të rëndësishme, mbështesim plotësisht PD dhe kërkesat e saj të drejta”, u shpreh ai.
Fraksion.com