“Zaptuan foltoren dhe nuk pranonin të dilnin nga salla”, PS do të përjashto 10 ditë nga Kuvendi të 5 deputetë të PD-së
7 deputetë të Partisë Socialiste kanë kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për 5 ligjvënës të PD-së.
Kjo kërkesë, dërguar kryeparlamentares Lindita Nikolli, ka ardhur pas debateve dje në sallën e Kuvendit, ku Berisha bashkë me deputetë të tjerë opozitarë bllokuan foltoren.
Përjashtim është kërkuar për Sali Berishën, Flamur Nokën, Edmond Spahon, Belind Këliçin dhe Edi Palokën.