AktualitetPolitikëTë fundit

“SPAK të flasë tani! Të regjistrohet hetimi”, Alibeaj: Rama qëllim të asgjësojë PD. Fliste për rubla ruse, por paskan qenë dollarët amerikanë

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka folur jashtë sall9s së Kuvendit.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama akuzonte PD-në për rubla ruse, por është ai që ka korruptuar zyrtarin e lartë të FBI.

Alibeaj i kërkoi SPAK të regjistrojë hetimin e të flasë mbi këtë çështje.

“I kapur në flagrancë nga drejtësia amerikane me dokumente të shkruara. Po të gërmosh kupton që është më i gjerë. E di që oligarku rus ka marrë edhe titullin e Investitor strategjik në 2 investime në Shqipëri në Shushicë dhe fushat e eksplorimit të naftës në Fier. Sot duhet të ishte momenti kur Rama të fliste. Vetëm kur je i pandehur ke të drejtë të heshtur. Mbase në subkoshiencën e tij ndjehet i tillë por ka detyrim ti përgjigjet shqiptarëve dhe ne se ka hedhur baltë për rublat ruse por paska enë ky me dollarë amerikanë që synimin e vetëm paska diskriminimin e asgjësimin e PD.
Nuk është më një çështje që e kanë bërë miqtë e tij e ka bërë vetë ai.

 

 

Ka folur drejtësia amerikane, SPAK duhet të flasë.

Gjysma shqiptare e korruptimit duhet ti nënshtrohet drejtësisë në Shqipëri. SPAK të bëjë publik regjistrimin e hetimit. Mjafton një letër porosi e thjeshtë për drejtësinë amerikane që të marrë në dorë dokumentacionin. Këtë do ta ndjekim deri në fund”, tha ai.

 

Farksion.com