AktualitetPolitikëTë fundit

Peleshi në Uashington: Zgjerim i mbështetjes për mbrojtjen kibernetike

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA.

Ministri Peleshi më 26 janar 2023 zhvilloi një takim në Uashington, me Senatorin Gary Peter, anëtar i Komitetit të Kibernetikës, Teknologjive Inovative dhe Sistemeve të Informacionit.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi shkroi se, në fokus të diskutimeve më Senatorin Gary Peter ishin marrëdhëniet strategjike me SHBA si dhe bisedimet me fokus për mbrojtjen kibernetike.

Peleshi vlerësoi kontributin që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në mbrojtjen kibernetike.

“Vlerësime pozitive për rolin e Shqipërisë në rajon nga një prej mbështetësve të hershëm të komunitetit shqiptar e njëherësh udhëheqës i grupit për çështjet shqiptare në Senat. Diskutime për marrëdhëniet strategjike me SHBA dhe mundësinë e zgjerimit të mbështetjes për mbrojtjen kibernetike”, theksoi Peleshi.

 

Fraksion.com