Parlamenti zbrazet, Berisha: Ia mbathën të turpëruar, si hije. Kryeministri korruptoi shefin e zbulimeve për të luftuar opozitën në vend. Sekti i rilindjes…
“Si ikën, si ia mbathën, si hije, të turpëruar, të papërgjegjshëm, të pashpresë para kësaj dallge të fuqishme, të cilën s’do mund ta kalojnë pa dhënë llogari para jush gjer më një. Afera Rama-McGonigal është nga aferat më kriminale, ëm të pista në tërë historinë. Një kryeministër korrupton një shef kryesor të zbulimeve për të luftuar opozitën në vend. Një akt i pashembullt, një akt që mund ta bënin diktatorë si Gedaff apo Enver Hoxha. Sot i patë se si ia mbathën, si u tmerruan nga transparenca që duhej të bëhej për këtë skandal para jush. Ju e patë se si Edi Rama me dy konfidentë të tij lozte me fatet e demokracisë së vendit. Ju e patë se si janë të aftë të reagojnë para një superskandali, të reagojnë në kope, sikur nuk kanë zgjedhës, sikur nuk kanë familje, sikur nuk kanë vend, sikur nuk kanë interesa shoqërore kombëtare, pro vetëm interesa të xhepi të tyre. Sekti i Rilindjes është sot armik kryesor i demokracisë, i qenies, i dinjitetit të shqiptarëve. Mandatin tuaj do ta përdorim gjer në fund në interesin tuaj. Sot s’ka interes më të madh se transparenca e plotë e kësaj afere”, tha Berisha.
Sipas tij, ka cenuar rëndë sigurinë e SHBA dhe Shqipërisë vetëm se një aventurier një agjent influent rus merr përsipër të ekzekutojë çdo skenar vetëm për hir të pushtetit pa marrë parasysh sa i kushton kjo vendit aleat apo ne.
“Ndaj ne vendosëm të qëndrojmë sot në Parlament e të mos diskutohet asgjë tjetër.
Ju siguroj që do të ndodhë të thirret Rama të dëshmojë. Rama nuk ka shpëtim. Ne duhet ti japim shtytjen e fundit,. Nuk la gjë pa bërë në kurriz të shqiptarëve”, tha Berisha.
Fraksion.com